Limaj në një intervistë për Klan Kosova tha se ish-krerët e UÇK-së tashmë ia kanë dhënë jetën Kosovës, ai tha se luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të përmbushur pasi kanë lënë trashëgimi legale duke bërë Kosovën të lirë nga robëria.
“Këtu më së paku ka të bëj fati fizik i një njeriu, ata burra atje moti ia kanë dhënë jetën Kosovës… Presim që ky ankth për Kosovën të merr fund, po shpresoj që e mërkura të mbyll përfundimisht dhe të hapet një kapitull i ri dhe lufta e pastër e UÇK-së ta merr vendin aty ku duhet… Beteja nuk duhet me u ndal në çfarëdo varianti, shpresojmë që të përfundojë me të mërkurën ne ndihemi krenarë, mos harroni ne jemi të lindur dhe të rritur në robëri, e kemi marrë Kosovën në krah nga robëria në liri, ata që janë atje po lënë trashëgimi legale, misioni ynë, përmbushja jonë është përfunduar”, tha ai.











