Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një takim me shtabin zgjedhor të kësaj partie në Dragash, duke thënë se NISMA është duke u rikthyer fuqishëm.
Ai po ashtu ka deklaruar se qytetarët e këtij qyteti vitet e fundit kanë mbetur të harruar nga qeveria aktuale, të cilët edhe po ballafaqohen me probleme të ndryshme.
Përveç zyrtarëve tê lartë të partisë, vërehet nuk i vogël i pjesëmarrësve, që janë rreth 20 persona.
‘‘Sot pata kënaqësinë të takoj shtabin zgjedhor të NISMA Socialdemokrate në Dragash.
Gjatë rrugës për në Dragash, kalova nëpër veprat që i ndërtuam për përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve, fatkeqësisht, në vitet e fundit qytetarët e Dragashit kanë mbetur të harruar nga qeveria aktuale dhe po ballafaqohen me probleme të ndryshme, andaj koha për njerëz që kanë vepra është e domosdoshme.
NISMA po rikthehet fuqishëm aty ku e ka vendin, si nevojë për përmirësimin dhe avancimin e veprave të mëdha për vendin.”, ka shkruar ai në Facebook.











