Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Liria nuk është blerë me para” – Valon Murati mbron dëshminë e Rubin dhe luftën e UÇK-së

18/09/2025 - 15:29
në Lajme
A A
“Liria nuk është blerë me para” – Valon Murati mbron dëshminë e Rubin dhe luftën e UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve se diplomati amerikan James Rubin është paguar për deklaratat e tij në mbështetje të luftës çlirimtare të UÇK-së.

Përmes një statusi publik, Murati ka kritikuar ashpër, siç i quan ai, “cinikët, sehirxhinjtë e përjetshëm, nihilistët, sabotatorët dhe naivët”, të cilët, sipas tij, po përhapin qëllimisht dyshime mbi dëshminë e Rubin dhe mbi luftën çlirimtare në përgjithësi.

“Së fundmi, diku me zë të lartë, e më shumë me të ultë, po përhapet fjala se James Rubini u paska paguar për dëshminë e tij. Sigurisht të gjithë këta, për hesape të veta, e kanë përqeshur dhe vazhdojnë ta përqeshin luftën çlirimtare dhe bartësit e saj,” ka shkruar Murati.

Ai thekson se liria nuk ka qenë dhe nuk është diçka që blihet me para, por është rezultat i përpjekjeve të gjata historike të shqiptarëve, që kulmuan me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Liria nuk është blerë dhe as blihet me para, ndonëse ato kanë qenë e janë të rëndësishme. Ajo ka ardhur si rezultat i përpjekjeve dhe angazhimit gati një shekullor të djemve dhe vajzave më të mira të popullit shqiptar,” thekson Murati.

Ai shkruan se nëse ka një “çmim” për lirinë, atë e ka paguar gjenerata e luftëtarëve dhe dëshmorëve, si dhe lidershipi që ka ditur të krijojë aleanca të fuqishme ndërkombëtare në momentet kyçe historike.

Në fund, Murati kritikon ashpër ata që, sipas tij, kanë justifikuar gjithmonë bashkëpunimin me pushtuesin dhe kanë vënë në dyshim çdo përpjekje të idealistëve për çlirim kombëtar. “Po të ishte për ta, Kosova do të vazhdonte të lëngonte nën robëri,” përfundon ai.

JU REKOMANDOJMË

Sibel Halimi: LDK dëshmoi se demokracia e brendshme nuk është vetëm parim i shpallur

Sibel Halimi: LDK dëshmoi se demokracia e brendshme nuk është vetëm parim i shpallur
31/07/2026 - 16:12

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka reaguar pas rizgjedhjes së Lumir Abdixhikut në krye të partisë, duke vlerësuar procesin e zhvilluar në...

Më shumëDetails

Inspektorati ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren dhe Suharekë: Kishte rrezik serioz për jetën e punëtorëve

Inspektorati ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren dhe Suharekë: Kishte rrezik serioz për jetën e punëtorëve
31/07/2026 - 16:03

Inspektorati Qendror i Punës tha se ka ndaluar punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren dhe Suharekë. Ky institucion tha se gjatë inspektimeve janë konstatuar shkelje të rënda...

Më shumëDetails

LDK merr masa pas zhvillimeve të djeshme, ia bën obligative Grupit Parlamentar respektimin e vendimeve te partisë

LDK merr masa pas zhvillimeve të djeshme, ia bën obligative Grupit Parlamentar respektimin e vendimeve te partisë
31/07/2026 - 14:57

Pas Kuvendit të jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës ku u konfirmua kryetari Lumir Abdixhiku, Kuvendi i partisë ka nxjerrë disa vendime përmes së cilave obligon Grupin Parlamentar...

Më shumëDetails

Zeqiri: “Marrëveshja” e Abdixhikut me Kurtin nuk i garanton votat e deputetëve të LDK-së për presidentin

Zeqiri: “Marrëveshja” e Abdixhikut me Kurtin nuk i garanton votat e deputetëve të LDK-së për presidentin
31/07/2026 - 14:42

Analisti politik Sadik Zeqiri, në një intervistë për Ekonomia Online, ka komentuar zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se kishte pritur një rezultat tjetër...

Më shumëDetails

Kica-Xhelili pas Kuvendit të LDK-së: Të ruajmë partinë dhe njëri-tjetrin

Kica-Xhelili pas Kuvendit të LDK-së: Të ruajmë partinë dhe njëri-tjetrin
31/07/2026 - 13:43

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka bërë thirrje për unitet brenda partisë pas zhvillimeve të fundit, duke theksuar se demokracia nuk përfundon me procesin e votimit, por vazhdon...

Më shumëDetails

Dua Lipa rikthehet në Prishtinë, publikon pjatën me pite, speca dhe ajvar

Dua Lipa rikthehet në Prishtinë, publikon pjatën me pite, speca dhe ajvar
31/07/2026 - 13:37

Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në Prishtinë për edicionin e shtatë të festivalit “Sunny Hill”, i cili hap dyert sot dhe do të vazhdojë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, ja çmimi i sotëm

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Letra që pretendon një plan të grupit të Lumir Abdixhikut për votimin në Kuvendin e LDK-së

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë