Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lista Serbe vazhdon narrativën e Beogradit, pretendon se vendimi për Banjskën është “hakmarrje” ndaj serbëve

24/04/2026 - 18:30
në Lajme
A A
Ky është veprimi i Listës Serbe në Kuvend, pasi gjykata shpalli vendimin për sulmin terrorist në Banjskë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lista Serbe ka vazhduar narrativën e njohur të Beogradit për ngjarjet në Banjskë, duke pretenduar se vendimi gjyqësor me dy burgime të përjetshme dhe një dënim prej 30 vjetësh burgim për pjesëmarrës në sulm përbën “hakmarrje” që, sipas saj, rrezikon më tej sigurinë dhe të drejtat e popullit serb në Kosovë.

Në reagimin e saj, Lista Serbe e cilësoi vendimin si politik dhe të pabazuar në prova, duke pretenduar se përgjegjësia individuale e të dënuarve nuk është përcaktuar qartë dhe se procesi nuk ka përmbushur standardet e një gjykimi të drejtë.

Sipas deklaratës, vendimi nuk sjell drejtësi, por thellon, siç u tha, pasigurinë dhe mosbesimin e komunitetit serb ndaj institucioneve të Kosovës.

Duke përdorur formulime që përsërisin linjën politike të Beogradit, Lista Serbe pretendoi se akuzat për terrorizëm dhe krim po përdoren padrejtësisht ndaj serbëve në Kosovë, ndërsa e paraqiti aktgjykimin si një veprim me motive hakmarrjeje.

Partia kërkoi reagim nga bashkësia ndërkombëtare, duke pretenduar se gjykatat e Kosovës nuk po veprojnë mbi bazën e ligjit dhe drejtësisë dhe se serbëve nuk u garantohet një proces i drejtë gjyqësor.

Në reagim, Lista Serbe kërkoi gjithashtu që çdo procedurë ankese të trajtohet nga një panel me shumicë gjyqtarësh serbë, duke iu referuar marrëveshjeve për gjyqësorin.

Deklarata shihet si vazhdim i narrativës së promovuar prej kohësh nga Beogradi, e cila tenton t’i paraqesë veprimet e institucioneve të Kosovës si të motivuara politikisht dhe procedurat ndaj personave të lidhur me sulmin në Banjskë si presion ndaj komunitetit serb.

Institucionet e Kosovës e kanë cilësuar sulmin në Banjskë si akt terrorist dhe e kanë trajtuar rastin në kuadër të procedurave penale për terrorizëm dhe krim të organizuar./The Geopost/

JU REKOMANDOJMË

Xhelal Sveçla: Drejtësia për Banjskën s’përfundon këtu

Sveçla konfirmon arrestimin e zyrtarit polior për spiunazh, falënderon edhe Prokurorinë
24/04/2026 - 19:10

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas vendimit të gjykatës për rastin e sulmit terrorist në Banjskë. Sveçla e ka cilësuar këtë vendim si një...

Më shumëDetails

Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të detyrës duke mbrojtur Republikën

Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të detyrës duke mbrojtur Republikën
24/04/2026 - 19:01

Ish-presidentja Vjosa Osmani, në ditën kur u shpall vendimi dënues ndaj tre serbëve për sulmin terrorist në Banjskë, vizitoi familjen e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili...

Më shumëDetails

Koci: Radojçiqi me 40 terro*ristët e tjerë s’mund të dalin më jashtë Serbisë

Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë
24/04/2026 - 18:59

Avokati kosovar, Arianit Koci, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për dënimin e tre anëtarëve të grupit terrorist...

Më shumëDetails

Kuvendi i voton anëtarët e Bordit të RTK-së

Kuvendi i voton anëtarët e Bordit të RTK-së
24/04/2026 - 18:10

Ka përfunduar procesi i votimit të fshehtë në Kuvendin e Kosovës për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK). Sipas rezultateve në Kuvend, janë zgjedhur...

Më shumëDetails

Oficeri i FSK-së vlerësohet me mirënjohje të veçantë në Britani

Oficeri i FSK-së vlerësohet me mirënjohje të veçantë në Britani
24/04/2026 - 17:52

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se nëntoger Endi Sherifi ka përfunduar me sukses një nga trajnimet më sfiduese të këmbësorisë në Ushtrinë Britanike, PCBC (Platoon Commander...

Më shumëDetails

LAJM I MIRË: Qeveria ekzekuton pagesat për këto kategori

Rritja e normës së interesit, bankat thyejnë rekord fitimesh mbi 40 milionë euro
24/04/2026 - 17:19

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar ekzekutimit e pagesave për fëmijë, lehona të punësuara dhe të papunësuara. Në njoftimin e Ministrisë bëhet e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjykimi i “bossave” të bastoreve e kazinove në Kosovë për shpërlarje parash e shmangie nga tatimi – Eksperti financiar: Qarkullimi i raportuar nga lojërat e fatit jo real

    Gjykimi i “bossave” të bastoreve e kazinove në Kosovë për shpërlarje parash e shmangie nga tatimi – Eksperti financiar: Qarkullimi i raportuar nga lojërat e fatit jo real

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • LAJM I MIRË: Qeveria ekzekuton pagesat për këto kategori

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Vazhdon skandali: Dallavere me import të kafshëve nga Nreca, Meli, Reisa, Luka … – AUV i procedon për gjykatë 8 kompani (Dokumente)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • A duhet të “lëshoj pe” Kurti për postin e Presidentit, ja çka thotë Kadri Kryeziu!

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Tragjedi: 19-vjeçari humb jetën pasi goditet nga pllaka betoni në vendin e punës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë