Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka falenderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në fushatë zgjedhore, duke thënë se këtë rrugëtim e bëri duke bashkuar njerëz.
Postimi i Lumir Abdixhiku:
Ju faleminderit!
Për mbështetjen në këtë fushatë. Për inkurajimin, për dorështrëngimin, për fjalën e mirë, për besimin.
Për çdo takim në rrugë, në lagje e në shesh. Për çdo buzëqeshje, për çdo përqafim, për çdo kritikë të sinqertë e çdo shpresë të ndarë bashkë.
Këtë rrugëtim nuk e bëmë duke ndarë njerëz. E bëmë duke i bashkuar. Nuk e bëmë me zhurmë e mllef. E bëmë me besim se Kosova ka një rrugë të ndritur përpara.
Sonte, para heshtjes zgjedhore, kam vetëm mirënjohje për njerëzit tanë. Për besimin. Për energjinë. Për shpresën.
Tani, vendimi është në duart tuaja.
E nesërmja e Kosovës është e bukur!
Dritë do të ketë!













