Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Mahnit” sërish Bislimi me deklarata, thotë që Serbia “brenda takimeve” u thotë se “do t’ju njohim plotësisht de fakto”

04/01/2024 - 20:12
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
“Mahnit” sërish Bislimi me deklarata, thotë që Serbia “brenda takimeve” u thotë se “do t’ju njohim plotësisht de fakto”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

E kemi pranuar; s’e kemi pranuar; vetëm nënshkrimi nënkupton pranim; ne pranojmë por Serbia s’po pranon.

Këto fraza i kemi të dëgjuara që dy-tre muaj nga krerët shtetërorë rreth draft-Statutit të Asociacionit; të thëna të kundërthëna që përfundojnë të jenë mendërisht mpirëse dhe të pakuptueshme.

S’i ka dy javë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e mohoi në tërësi se Kosova ka pranuar draftin e BE-së, duke iu kthyer intervistuesit në Rubikon me fjalë si “çka je tu fol more? Po ku e zbatojmë ne atë draft?” dhe se Asociacioni “nuk bëhet hiç kurrë” sepse Serbia nuk e përmbush pjesën e saj të “njohjes de facto”.

Por, hiç më larg se dje Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e dha vulën se si në fakt qëndron situata me punën e draft-Statutit të autonomisë serbe.

E tëra, tha ai, është duke u menduar në sekuencim si “ne këtë, Serbia atë” deri në fazën përfundimtare të themelimit dhe të përmbushjes së elementeve të pranimit të Serbisë të simboleve shtetërore, dokumenteve, pasaportave, etj.

Nuk duhet vërë veshin se çka thotë Serba publikisht se “nuk do ta njohim kurrë Kosovën as ‘de facto’ as ‘de jure’”, sipas Besnik Bislimi, sepse “kjo është veç për konsum të brendshëm”.

“Atë që (Serbia) na thotë në Bruksel është se do ta njohim plotësisht de facto Kosovën”, i tha Bislimi medias serbe “Radio Gorazdevac”.

Një hap ne, një hap ata – sipas Bislimit, do të konkludohet kjo ujdi.

Dhe atë, në katër faza të procedimit të Asociacionit krahas kësaj “njohje joformale”

Hapi i parë i palës kosovare, tha Bislimi, do të jetë “pranimi i draft-Statutit” dhe kjo bëhet, madje ai tha edhe sipas perspektivës serbe, “kur ata na i njohin të gjitha dokumentat”.

Prej hapit të parë në të katërtin – i katërti duke qenë themelimi i Asociacionit – sipas Bislimit shkohet kur Serbia “t’i ketë përmbushur të gjitha elementetet e njohjes de-facto”.

“Ky është pozicioni i të gjithëve, përfshirë edhe Serbisë”, thotë Bislimi.

Çka është edhe më interesantja është – krejtësisht ndryshe nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e denoncon Serbinë për shkelje të marrëveshjes dhe për mos pranim të njohjes de-facto – Bislimi tha se vetë Serbia në Bruksel brenda takimeve “thonë do ta njohim plotësisht de fakto Kosovën”.

“Në momentin kur të jemi gati për themelimin e Asociacionit, ose çfarëdo emri që do t’i japim Serbia duhet ta ketë të kompletuar njohjen de-facto të Kosovës. Ky është pozicioni i të gjithëve, përfshirë edhe Serbisë. Atë se çka thonë publikisht është veçse për konsum të brendshëm; por atë që thonë në Bruksel thonë do ta njohim plotësisht de fakto Kosovën”.

“Në perspektivën e tyre vendimi i parë që duhet të bëjnë është njohja e të gjitha dokumenteve, pasaportave, të gjitha çka institucionet kosovare prodhojnë në momentim kur ne pranojmë draft-Statutin”, tha mes tjerash ai.

“Katër faza janë deri të Asociacioni– e para pranimi i draft-Statutit, e dyta është vendimi i GJK-së, pastaj vendimi i Qeverisë, e katërta është procesi i themelimit – në krejt këto katër faza Serbia duhet të jep elementet e njohjes de-facto”, shtoi ai.

Bislimi, njoftoi se draft-Statuti i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe do t’i nënshtrohet rishikimit kushtetues në Gjykatën Kushtetuese – ndonëse në po atë intervistë goditi rëndë Gjykatën Kushtetuese duke e quajtur “jo kredibile”, “jo kompetente”, dhe vendimet i saj “produkt i një medisi të korruptuar” si dhe mohoi se do të veprojnë në bazë të vendimeve të tyre “po qe se ato vendime i keqshërbejnë drejtësisë”.

JU REKOMANDOJMË

SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare
05/11/2026 - 13:47

Të dhënat e gjendjes bankare dhe transaksionet e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, janë shpërndarë  nga një punonjës i Bankës “Raiffaisen”. Kështu kanë konfirmuar në një përgjigje nga...

Më shumëDetails

Lufta po e detyron Putinin të shesë rezervat e arit të Rusisë

Lufta po e detyron Putinin të shesë rezervat e arit të Rusisë
05/11/2026 - 13:31

Rusia po vazhdon të shesë rezervat e saj të arit, në një kohë kur shpenzimet e luftës dhe deficiti buxhetor po ushtrojnë presion mbi financat e shtetit rus....

Më shumëDetails

Sulmohet gjyqtarja e Themelores në Gjilan, KGjK e dënon rëndë rastin

Sulmohet gjyqtarja e Themelores në Gjilan, KGjK e dënon rëndë rastin
05/11/2026 - 13:02

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka dënuar ashpër sulmin ndaj gjyqtares së Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti, Qëndresa Sejdiu, rast i cili ka ndodhur pasditen e...

Më shumëDetails

Altin Krasniqi në gjashtëvjetorin e arrestimit të krerëve të UÇK-së: U dënuan për postet politike që bartën, nuk do t’i lëmë vetëm

Altin Krasniqi në gjashtëvjetorin e arrestimit të krerëve të UÇK-së: U dënuan për postet politike që bartën, nuk do t’i lëmë vetëm
05/11/2026 - 12:45

Në gjashtëvjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka kundërshtuar nga foltorja e Kuvendit aktgjykimin ndaj...

Më shumëDetails

Tomë Gashi ngre akuza për manipulim të provave në rastin e Astrit Deharit: Ai është vr’arë

Tomë Gashi ngre akuza për manipulim të provave në rastin e Astrit Deharit: Ai është vr’arë
05/11/2026 - 12:39

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka deklaruar se pret që Prokuroria Speciale të sjellë epilog për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, duke pretenduar se provat e...

Më shumëDetails

Banka Zhvillimore mbetet premtim edhe pas pesë vjetësh

Banka Zhvillimore mbetet premtim edhe pas pesë vjetësh
05/11/2026 - 12:21

Kreditë bankare janë një nga burimet kryesore të financimit për bizneset prodhuese në Kosovë. Por, normat e interesit dhe afatet e kthimit shpesh ua vështirësojnë investimet për zgjerimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Tre të mitur dëshmitarë”, çfarë ndodhi në stacionin policor para se Arlinda të privohej nga jeta?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • AUV me në krye Venera Çerkinin me ‘mision’ propagandues kundër bizneseve? Del se “Haxhijaha” vet kishte kërkuar kthimin e ushqimit për kafshë në Serbi

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë