Postimi i tij i plotë:
Le të mbahen pa ndalim zgjedhje derisa Kurti të jetë edhe kryeministër, edhe kryetar Kuvendi, edhe President, edhe kryetar i Prishtinës, edhe kreu i Gjykatës Kushtetuese, edhe drejtor i ujësjellësit të Kllokotit, e deri edhe kryetar i shoqatës së gjuetarëve. Sepse nëse nuk e keni kuptu matematikën totalitare, 51% rrumbullakësohet me 100%.











