Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Manaj për Sejdiun: Është figura e duhur për president, beson se të gjithë deputetët e LDK-së do ta votojnë

01/09/2026 - 15:43
në Lajme
A A
Manaj për Sejdiun: Është figura e duhur për president, beson se të gjithë deputetët e LDK-së do ta votojnë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj, ka folur para mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, duke shprehur bindjen se kandidatura e Bekim Sejdiut për president të Republikës së Kosovës do të marrë mbështetjen e organeve të LDK-së dhe deputetëve të saj.

Manaj ka thënë se qëndrimin e tij për Sejdiun e kishte bërë të ditur edhe një ditë më parë, duke e cilësuar atë si figurën e duhur për president.

“Por unë e kam dhënë edhe dje qëndrimin, mendoj që zoti Bekim Sejdiu është figura e duhur për president të Republikës. Edhe ju e dini që ky qëndrim për kandidat konsensual për president të Republikës ka ndodhur pas mbledhjes së grupit parlamentar javën e kaluar dhe jam i bindur që edhe sot Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës, por edhe të gjitha organet e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të jenë për kandidaturën e zotit Bekim Sejdiu për president të Republikës”, deklaroi Manaj.

I pyetur nëse do të ndërmerren masa ndaj deputetëve që mund të votojnë kundër ose të mos marrin pjesë në votimin për presidentin, Manaj u shpreh i bindur se të gjithë deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në seancë.

“Por unë jam i bindur që të gjithë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të marrin pjesë në seancë për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Manaj ka mohuar gjithashtu raportimet se gjashtë deputetë të LDK-së kanë krijuar një grup të veçantë parlamentar.

“Jo, nuk është, nuk është e vërtetë. Grupi parlamentar është unik, të gjithë deputetët janë në kryerjen e detyrave të tyre. Sot e kemi mbledhjen e Kryesisë Qendrore, domethënë tash pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore është edhe mbledhja e grupit parlamentar, që besoj që të gjithë deputetët e grupit parlamentar do të vendosin në pajtim me qëndrimet e vendimin e Kryesisë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, u shpreh Manaj.

I pyetur për deklaratën e deputetit Avdullah Hoti se nuk e ka votën për kandidaturën e Sejdiut, Manaj tha se beson se edhe Hoti do ta mbështesë zgjedhjen e presidentit dhe kandidaturën e Sejdiut.

“Unë jam i bindur se edhe zoti Hoti do të jetë për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës, sepse zoti Bekim Sejdiu mendoj që është figura e duhur, duke qenë edhe gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, diplomat me karrierë, përfaqëson, do të thotë, të gjitha kriteret që i duhen presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës së vendit, por edhe të udhëheqjes së politikës së jashtme dhe, çka është më e rëndësishmja, të ruajtjes së unitetit të popullit”, deklaroi Shkëmb Manaj.

JU REKOMANDOJMË

Zhvillime në LDK- Kryesia e përfundoi takimin, tani mblidhet Grupi Parlamentar

Zhvillime në LDK- Kryesia e përfundoi takimin, tani mblidhet Grupi Parlamentar
01/09/2026 - 16:35

Në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës po nis tani mbledhja e Grupit Parlamentar, një ditë pas marrëveshjes që e arritën kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku dhe...

Më shumëDetails

27 vjeçari Bajram Selimi nga Kuqica e Skënderajt humbi jetën në kantierin e ndërtimit të stacionit policor në Zubin Potok

27 vjeçari Bajram Selimi nga Kuqica e Skënderajt humbi jetën në kantierin e ndërtimit të stacionit policor në Zubin Potok
01/09/2026 - 16:33

Një 27 vjeçar nga Kuqica e Skënderajt ka humbur sot tragjikisht jetën derisa po punonte në kantierin e ndërtimit të një stacioni të policisë në Zubin Potok. Siç...

Më shumëDetails

EKSKLUZIVE: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

EKSKLUZIVE: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së
01/09/2026 - 16:18

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë ku pikë diskutimi ka qenë mbështetja për nominimin e Bekim Sejdiut për president të vendit. Sipas burimeve të...

Më shumëDetails

Ahmeti: Do të duhej të njoftohej partia para publikimit të emrit për president, Abdixhiku e bëri të kundërtën

Ahmeti: Do të duhej të njoftohej partia para publikimit të emrit për president, Abdixhiku e bëri të kundërtën
01/09/2026 - 16:05

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se kreu i partisë do të duhej të njoftonte Kryesinë dhe Grupin Parlamentar të LDK’së për emrin e presidentit, para se...

Më shumëDetails

Haradinaj për marshin e 12 shtatorit: Të gjithë bashkë në shesh, i presim çlirimtarët në Kosovë

Ramush Haradinaj në mbështetje të protestës për UÇK-në në Strasburg
01/09/2026 - 15:38

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur përkrahjen e tij për marshin e paralajmëruar për 12 shtator në Prishtinë. Haradinaj ka thënë se në këtë marsh qytetarët do...

Më shumëDetails

Dogana zbulon në Aeroport barna për dobësim të deklaruara me përshkrim të rremë

Dogana zbulon në Aeroport barna për dobësim të deklaruara me përshkrim të rremë
01/09/2026 - 15:03

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave në Zyrën e Doganimit të Brendshëm në Aeroport. Gjatë kontrollit të dokumentacionit, zyrtarët doganorë dyshuan...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë