Manuel Neuer merr vendimin e tij. Portieri gjerman deklaroi se do të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të këtij sezoni.
Tashmë në moshën 40 vjeçare, Manuel Neuer e bëri të ditur këtë vendim të tij gjatë një takimi me tifozë që u përçua nga Sky Sport Deutschland
‘Mendoj se koha ime këtu do të mbyller në fund të këtij sezoni. Për momentin po përpiqem të shijoj kohën e mbetur. Verën e kaluar isha 85% gati për t’u tërhequr, por ishte një atmosferë e jashtëzakonshme te Bayerni dhe vendosa të qëndroj’-tha Neuer
Në këtë takim, portieri legjendar nuk ia kurseu lëvdatat atij që po e zëvendëson atë, Urbig, i destinuar të marrë stafetën nga Neuer i cili ndërkaq e ka mbyllur përfundimisht karrierën e tij edhe me kombëtaren gjermane pas 128 ndeshjeve të luajtura me Die Manschaft.













