Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Maqedonasit votuan për “shqiptarët që ju duhen”

21/10/2025 - 14:12
në Opinione
A A
Maqedonasit votuan për “shqiptarët që ju duhen”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut nxorën për herë të parë në dritë bashkëpunimin e një koalicioni loajal shqiptarësh me nacionalistët e VMRO-DPMNE-së, të cilët i ndihmuan të mundnin kundërshtarët e tyre shqiptarë me votat e nacionalistëve maqedonas.

Shkruan: Mero Baze

Në vija të trasha, koalicioni opozitar shqiptar i udhëhequr nga Ali Ahmeti shtë e para në 9 komuna, ndërsa VLEN në 6, ndersa per kandidate Ali Ahmeti ka dalë i pari në 5 komuna, derisa rivalët e tij nga VLEN në 9.

Në Çair, komuna simbol e shqiptarëve në Shkup, rezultati është më ilustrues. Kandidati i Ali Ahmetit ka marrë 47.55%, ndërsa koalicioni i tij 47.89%. Nga ana tjetër, koalicioni “Vlen” ka marrë 46.8%, ndërsa kandidati i tyre 50%. Diferenca vjen nga votat e VMRO-së, të cilat janë afërsisht 4% në rezultatin proporcional. Ky fenomen është i përhapur gjithandej.

Në tërësi, koalicioni i udhëhequr nga Ali Ahmeti ka marrë pak më shumë vota se në zgjedhjet e kaluara, por nuk ka arritur të përballojë aleancën mes “Vlen” dhe VMRO-DPMNE-së.

Pra, është mundur nga një aleancë e partisë në pushtet me “shqiptarët që i duhen asaj”. Maqedonasit kanë votuar jo vetëm për partinë e tyre, por edhe për aleatët shqiptarë që u shërbejnë atyre, shqiptarët lojalë me nacionalistët maqedonas.

Kaq është e gjithë historia e “humbjes” së Ali Ahmetit dhe “fitores” së koalicionit që “vlen për Maqedoninë”. Të tjerat janë retorikë politike.

Ajo që mund të diskutohet tani është përgjegjësia e Tiranës dhe Prishtinës për këtë rezultat, që defaktorizon plotësisht shqiptarët në Maqedoni.

Me këtë lëvizje të zgjuar, por thellësisht antishqiptare, kryeministri Mickoski ka arritur të pompojë veglat e tij shqiptare në pushtet lokal, duke u dhënë më shumë pushtet vendor dhe duke i bërë të parëndësishëm për qeverinë qendrore.

Duke thelluar ndarjen mes koalicionit “Vlen” dhe aleancës së Ali Ahmetit, Mickoski ka krijuar një patericë të përhershme shqiptarësh për pushtetin e tij, të cilët i ngre me votat maqedonase për pushtet lokal dhe i lë pa peshë kur vjen puna te pushteti qendror.

Në këtë betejë ai kishte në krah ndihmën e pakursyer të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili u angazhua personalisht dhe politikisht për skemën e defaktorizimit të shqiptarëve në Maqedoni, për shkak të kompleksit që ai ka ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, konkretisht ndaj Ali Ahmetit, duke u zotuar publikisht se “do ta nxirrte nga skena politike”.

Por Ali Ahmeti nuk është i rëndësishëm në Maqedoni si kundërshtar i Kurtit, por si kundërshtar i nacionalizmit maqedonas. Ai e ka detyruar Maqedoninë, me armë në dorë, të ulë kokën para shqiptarëve dhe të nënshkruajë Marrëveshjen e Ohrit, që u dha shqiptarëve të drejtat e një elementi shtetformues dhe përfshirjen në jetën politike si të barabartë.

Tani këto arritje po zhbëhen. Albin Kurti mund të krenohet se ka zhbërë një betejë të UÇK-së në Maqedoni, duke bashkëpunuar me krahun më nacionalist të politikës maqedonase , të djathtët e Mickoskit.

Edhe pse hiqet si “i majtë ballkanas”, në fakt është një populist spekulant dhe një narcist politik, që lufton çdo kundërshtar shqiptar në rajon, edhe duke bashkëpunuar me armiqtë e tyre.

Për një të majtë, siç pretendon se është Albin Kurti, Mickoski nuk do të duhej të ishte as aleat ideologjik e jo më elektoral apo “kombëtar”. Por ai e bëri atë aleat kundër shqiptarëve në Maqedoni, vetëm për llogari të inateve të tij me udhëheqësit politikë shqiptarë atje — veçanërisht sepse Ali Ahmeti vazhdon të konsiderohet si udhëheqës i UÇK-së, çka i kujton Kurtit armiqtë e tij të brendshëm në Kosovë.

Përgjegjëse për këtë situatë është edhe qeveria e Tiranës.

Konkretisht, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një qëndrim tërësisht indiferent ndaj zhvillimeve politike në Maqedoninë e Veriut, duke mos u përpjekur të luajë rolin e faktorëve politikë nga Tirana, siç bëri në vitin 2016, kur ndikoi në formimin e qeverisë më të përfaqësuar ndonjëherë nga shqiptarët.

Përfaqësimi diplomatik i Shqipërisë në Shkup është gati qesharak — me njerëz të dërguar për qoka politike dhe me mungesë të theksuar strategjie për fuqizimin e faktorit shqiptar.

Madje opozita në Tiranë është më e strukturuar se Rama në mbështetjen e aleatëve të saj, që janë po ashtu aleatë të Mickoskit.

Por ata, së paku, e kanë pasur publik qëndrimin pro Mickoskit dhe nuk shqetësohen për defaktorizimin e shqiptarëve, sepse nuk e kanë për detyrë.

Qeveria e Tiranës e ka detyrë të investojë dhe të ketë ndikim në jetën politike të shqiptarëve në Maqedoni, pasi ata ende e konsiderojnë Shqipërinë si shtet amë, edhe pse këtu askush nuk njeh saktësisht kush janë faktorët politikë shqiptarë përveç dy a tri emrave.

Nën goditjen e zgjuar të partisë në pushtet në Maqedoni, e cila u dhuroi vota mercenarëve të vet shqiptarë për t’u dukur më të mëdhenj se kundërshtarët e tyre, nën përfshirjen e drejtpërdrejtë të Kurtit dhe Berishës në anën e nacionalistëve maqedonas, dhe nën indiferencën e Edi Ramës ndaj faktorit shqiptar atje, sot shqiptarët e Maqedonisë janë në pikën më të ulët të përfaqësimit të tyre politik që nga viti 1992.

Ata janë shndërruar në një patericë të shëmtuar të pushtetit maqedonas, madje të partisë më armiqësore ndaj shqiptarëve, e cila dikur ka kërkuar t’i zhdukë ata nga toka e Maqedonisë së Veriut.

Sot ajo ka hedhur një hap përpara në strategjinë e saj kundër shqiptarëve — duke forcuar “shqiptarët që i duhen”.

Ndërsa Tirana dhe Prishtina, secila për arsyet e veta, i kanë ndihmuar sa kanë mundur në këtë rrugë.

JU REKOMANDOJMË

Mbreti i popullit

Mbreti i popullit
28/08/2026 - 21:51

Shkruan: Petrit Selimi Mbreti Harald V i Norvegjisë u nda nga jeta. Gjatë luftës në Kosovë, ai tregoi dhembshuri të thellë ndaj refugjatëve kosovarë, si pjesë e një...

Më shumëDetails

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
28/08/2026 - 19:15

Vdekja e gjeneralit famëkeq, arkitektit te Srebrenicës dhe akterit gjenocidial – Ratko Mladic ndodhi në një kohë interesante. Në Serbi po bëhen gati për zgjedhje dhe nuk do...

Më shumëDetails

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
22/08/2026 - 11:56

Shkruan: Adri Nurellari Rikthimi i debatit për të ashtuquajturin “shtet bektashi” dëshmon qartë se si absurdi mund të riciklohet vazhdimisht në mënyrë kokëfortë, derisa të pranohet e të...

Më shumëDetails

A po mendon Lumiri se është ekzorcist?

Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
19/08/2026 - 18:17

Për disa javë me radhë, Lumir Abdixhiku dhe miku i tij i ri, Albin Kurti, janë takuar për ta gjetur një formulë bashkëpunimi për krijimin e institucioneve. Mundësitë...

Më shumëDetails

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë
17/08/2026 - 13:36

Shkruan: Maro Baze Zjarri në një hotel në qendër të Vlorës dhe kundërpërgjigjja e dobët ndaj tij është një aksident që ka shkaktuar, deri tani, së paku pesë...

Më shumëDetails

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?
10/08/2026 - 11:06

Shkruan Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë