Sipas të dhënave të fundit të rifreskuara në mëngjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), me 19,46% të votave të numëruara, kandidati i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, është më i votuari me 41,629 vota.
Ndërsa, krerët e partive të tjera janë si në vijim,:
Bedri Hamza Partia Demokratike e Kosovës, 20,228 vota
Vjosa Osmani, bartëse e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, 13,537 vota
Lumir Abdixhiku, Lidhja Demokratike e Kosovës, 12,255 Vota
Ardian Gjini, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 7,506 vota
Këto janë rezultate deri para pak mesnatës, ndërkohë ato do të ndryshojnë varësisht nga dinamika e numërimit të votave.













