Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mediat e huaja raportojnë për tre terroristët e Banjskës që u dënuan sot

24/04/2026 - 20:34
në Lajme
A A
Mediat e huaja raportojnë për tre terroristët e Banjskës që u dënuan sot
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mediat e njohura ndërkombëtare, si “Reuters” dhe “The Washington Post” kanë raportuar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi tre serbë për pjesëmarrjen në sulmin terrorist në Banjskë gjatë shtatorit të vitit 2023.Në një artikull të publikuar, “Reuters” shkruan:

“Një gjykatë në Prishtinë të premten dënoi tre burra për akuza terrorizmi lidhur me një sulm në vitin 2023 në veri të Kosovës, kur persona të armatosur serbë sulmuan një fshat dhe u përleshën me policinë në një shkëmbim zjarri që la të vrarë katër persona, përfshirë një polic.

Gjykata dënoi Blagoje Spasojevic dhe Vladimir Tolic me burgim të përjetshëm, ndërsa Dusan Maksimovic me 30 vjet burg”.

Media thekson se mbi 40 persona të tjerë janë pjesë e aktakuzës, por mbeten në arrati dhe të fshehur në Serbi.

“The Washington Post” thekson se krimineli serb dhe lideri i grupit, Milan Radoicic ndodhet ende i lirë.

“Ndër ata që ende janë në arrati është edhe lideri i grupit, Milan Radoicic, një politikan dhe biznesmen i pasur me lidhje me partinë populiste në pushtet në Serbia dhe me presidentin Aleksandar Vucic.

Serbia e ndaloi përkohësisht Radoiçiçin pas të shtënave, duke e akuzuar për komplot kriminal dhe posedim të paligjshëm të armëve. Megjithatë, ai nuk është nxjerrë në gjyq pavarësisht presionit nga zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Ai është vendosur nën sanksione nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar për aktivitete të dyshuara kriminale financiare”, thuhet në artikull.

Ndryshe, kryetari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arrni, ka thënë se të dënuarve, në dënimin e shqiptuar me burgim, u llogaritet koha e kaluar nën masën e paraburgimit.

“Të akuzuarin Blagoje Spasojevic e gjykoj me dënim me burgim të përjetshëm. Në dënimin e shqiptuar me burgim i llogaritet koha e kaluar nën masën e paraburgimit. Të akuzuarin Vladimir Tolic e gjykoj me dënim me burgim të përjetshëm. Në dënimin e shqiptuar me burgim i llogaritet koha e kaluar nën masën e paraburgimit. Të akuzuarin Dusan Maksimovic e gjykoj me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 30 vitesh. Në dënimin e shqiptuar me burgim i llogaritet koha e kaluar nën masën e paraburgimit”, ka thënë gjyqtari gjatë leximit të verdiktit.

Tutje, gjyqtari ka bërë të ditur se të dënuarve u vazhdohet masa e paraburgimit.

“Të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, me aktvendim të veçantë, u vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi. Konfiskohen sendet e sekuestruara, përkatësisht mjetet që kanë mundësuar kryerjen e veprës penale”, ka thënë ai.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 11 shtator 2024, ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoicic dhe 44 personave të tjerë për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Të akuzuarit ngarkohen se, përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, kanë tentuar ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Kosovo dhe t’ia bashkojnë Serbia.

Si rezultat i dhunës së përdorur, ka mbetur i vrarë zyrtari policor Afrim Bunjaku, ndërsa është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe e popullatës civile.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë