Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Memli dhe Lumiri janë po aq të mirë sa Albini

05/06/2023 - 17:23
në Opinione
A A
Memli dhe Lumiri janë po aq të mirë sa Albini
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Shenoll Muharremi

Dje ka zgjuar reagime të shumta një shkrim i imi ku kam folur për liderët e opozitës dhe kryeministrin. Sot po e elaboroj edhe më gjërë temën. Për me ba të kjartë situatën, nuk kam interesa peronale dhe nuk jam pjesë e asnjë grupi politik. Jam votues i çdo partie opozitare nga 2007 dhe kam votuar edhe për Albin Kurtin më herët si shumica. Të tre liderët i njof nga afër e larg për së paku 15 vite pune profesionale.

Albini padyshim është 1shi për momentin. Një 1sh me rënie të lirë për shkak se ai fitoj aq shumë vota saqë shokoj të gjithë dhe askush nuk e kishe menduar se ajo do ndodhë ndonjëherë. Kur u arritën rezultatet e atyre zgjedhjeve të gjithë u gëzuam. U gëzua më shumë se 50% e Kosovës. Sa mrekulli ishte! Por, po atë moment e dija, “ky është kulmi dhe suksesi më i madh i Albin Kurtit në karrier” – i thash mikut tim që komentojmë ngjarjet politike në vend.

VV dhe Albin Kurti kurrë nuk do të fitonin aq shumë vota po mos të ishte Hashim Thaci. Ai nuk e donte Kurtin. Mendoj që bëri gjithcka cfare është e mundur ta mbajë jashtë lojës. E rriti e bëri aq të madh duke e lënë jashtë. Ai njeri kishte shumë ndikim dhe pushtet. Në vende si Kosova, nësë dëshiron ta amortizosh dikend, fute në qeveri, kjo është formula! Për shkak se ne kemi shumë pak buxhet dhe kapacitetet e nevojat e qytetarëve janë aq të larta, cdo politikan hyn si hero e del i çoroditur.

Kjo i ndodhi Hashim Thaçit, Isa Mustafes e po i ndodhë edhe Albin Kurtit tani. Ai nga një hero, po kthehet në personin që po shkatërron marrëdhëniet e bekuara të Kosovës me SHBA. Do të ndëshkohet nga qytetarët. Nuk besoj që VV mund t’i merr me shumë se 25% zgjedhjet e ardhshme, si pasojë. Normal gjithashtu edhe krizate shumta përfshi inflacionin e lartë, migrimin e theksuar të Kosovarëve kanë japur efektin e veti.

Albin Kurti ka merita gjithashtu. Metëvertetë ishte një person qe i besuan. Fati i tij ishte se ka qëndruar shumë gjatë jashtë qeverisë (nuk pati si të ekspozohet në qeverisje dhe kriza). Formulë fantastike të rritesh me përkrahje. Mbeti i vetmi opcion kur të gjithë u konzumuan. U bë një hero dhe shpresë. U ngjitë në nivelin e Rugovës dhe Thaçit. U ba lideri i fundit i madhërishëm, dhe kjo nuk do të replikohet më për shkak se liderët e ardhshëm mund të jenë më civik dhe Kosova, shpresojmë, më jo politike. Të ketë më shumë jetë sesa politikë. Më shumë ekonomi e teknologji.

VV dhe Albin Kurti, duke qenë jashtë qeverisë tërë karrieren e tyre, ata nuk paten si të krijonë eksperiencë në partinë e tyre për qeverisje. Eksperienca dhe vlera kryesore e tyre ishte të protestojnë me eficiencë dhe të jenë një opozitë e fortë. Kjo ishte fuqia më e madhe e VV dhe Albin Kurtit. Kur ata erdhën në qeveri, patën një problem shumë të madh: mungesën e kuadrove profesionale. Nuk ishte faji i tyre, por ky ishte fakti.

Ata nuk kishin as ministra e as zyrtarë me eksperincë që mund të qeverisin. Qeverisja e VV ka qënë jo e efektshme. Qëllimet ishin të mira, por nuk kishin se si të i zbatonin ato pa një eksperiencë praktike. Shëndetësia dhe Arsimi e demostrojnë më së shumti.

Shifet që përkundër dëshirës së madhe, nuk arritën të transformojnë drejtësinë. Akterë të drejtësisë u mobilizuan dhe i ndaluan. Reformat nuk japën efekt. Korrupioni në qeveri u ndal, u rrit besimi në institucionet, por ekonomia në esencë nuk japi rezultat. U rritën disa taksa në kohë krizash. Politikat e majta të aplikuara janë ogurzi për Kosovën për shkak të bazës së ultë të ekonomisë.

Pa u rritur ekonmia, ske cfarë të shpërndashë. Kryeminstri nuk pati fat as me kriza globale sikur me inflacionin rekord dhe tashmë krizën e recesionit ekonomik. Pra, cilki ekonomik global nuk ishte në anën e tij. Edhe disa njerëz më të zgjuar që pati afër, ata u stërngarkuan me tema tjera. Një qeverisje e pa efektshme në përgjithësi, edhe pse kishte disa suksese. Indikatorët në disa sektorë u përmirësuan, ashtu edhe raportet ndërkombëtare treguan.

Katastrofa e Albin Kurtit erdhi tek politikat e tij konfliktuoze rreth Veriut të Kosovës. Ai nga dëshira të shtrijë autoritetin në veri, bëri disa gabime taktike dhe strategjike që irrituan shumë miqët e Kosovës që po mbrojnë kufinjët tanë. Ai nën presion e quajti Sekretarin Amerikan të Shtetit ‘naiv’ dhe këto me gjasë u teprua me gjithcka. Nga ai moment, fillon rënia e tij… Shumë shpejt, ai u la anash dhe, si me magji, Presidentja u bë përgjegjëse për Dialog me Sërbinë dhe takoj homologun e tij në presence të Kancelarit Gjerman dhe Presidentit të Francës. Për një sekond, vendi dhe roli i tij u zbeh shumë. U ngritë shumë dyshime.

Memli dhe Lumiri janë duke transformuar partitë e tyre. Ekipe të reja. Këta janë kuadro të ri dhe mire shkolluar. Kanë edhe eksperincë paraprake edhe në projekte ndërkombëtare edhe në qeverisje. Dytë ishin ministra dhe kuptojnë si qeveriset dhe si zhvillohen dhe zbatohen projektet. Ata janë familjarë të mire dhe ndershëm. Të matur. Do i shofim gjatë në skenën politike në Kosovë.

Për momentin Albini është lideri më i përkrahur por kjo do të ndryshoj. Javët dhe muajt e ardhshëm përderisa Lumiri dhe Memli do rriten, Albini nuk do rritet më. Gjatë 20 viteve të ardhshme ketë tre lider do jenë në krye të qeverisë me rotacione. Ka vend, hapsirë dhe nevojë për të gjithë. Nuk kemi pse ngutemi.
Kosovës i duhet një balancim i fuqive të partive dhe liderëve që asnjëri mos të dominoj.

Demokracia e do këtë, askush mos të dominoj, përgjegjësitë të ndahen dhe të kemi një sistem të kontrollit dhe balancit që askush mos të jetë përmi vendin. Kjo kohë do të vie, dhe vecse kemi filluar të dalim aty. Gjatë muajve të ardhshëm VV mund të ketë rënie dhe të bie deri në 25%. Ndërsa rritje të dy partive opozitare. Gjithashtu pres që përkrahja për liderët e opozitës të rritet.

Në zgjedhjet e ardhshme, do kemi një garë shumë të ngushtë mes tri partive. Por jemi me fat, se tre liderët janë të mirë dhe ngjashëm. Me rëndësi është asnjëri mos të ketë shumë fuqi dhe të qeverisin bashkë, së paku dy prej tyre në të njejtën kohë.

JU REKOMANDOJMË

Mbreti i popullit

Mbreti i popullit
28/08/2026 - 21:51

Shkruan: Petrit Selimi Mbreti Harald V i Norvegjisë u nda nga jeta. Gjatë luftës në Kosovë, ai tregoi dhembshuri të thellë ndaj refugjatëve kosovarë, si pjesë e një...

Më shumëDetails

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
28/08/2026 - 19:15

Vdekja e gjeneralit famëkeq, arkitektit te Srebrenicës dhe akterit gjenocidial – Ratko Mladic ndodhi në një kohë interesante. Në Serbi po bëhen gati për zgjedhje dhe nuk do...

Më shumëDetails

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
22/08/2026 - 11:56

Shkruan: Adri Nurellari Rikthimi i debatit për të ashtuquajturin “shtet bektashi” dëshmon qartë se si absurdi mund të riciklohet vazhdimisht në mënyrë kokëfortë, derisa të pranohet e të...

Më shumëDetails

A po mendon Lumiri se është ekzorcist?

Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
19/08/2026 - 18:17

Për disa javë me radhë, Lumir Abdixhiku dhe miku i tij i ri, Albin Kurti, janë takuar për ta gjetur një formulë bashkëpunimi për krijimin e institucioneve. Mundësitë...

Më shumëDetails

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë
17/08/2026 - 13:36

Shkruan: Maro Baze Zjarri në një hotel në qendër të Vlorës dhe kundërpërgjigjja e dobët ndaj tij është një aksident që ka shkaktuar, deri tani, së paku pesë...

Më shumëDetails

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?
10/08/2026 - 11:06

Shkruan Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë