Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mesazhet që po zbrazin llogaritë bankare të kosovarëve: Pleqtë më shpesh cak i mashtruesve

08/05/2026 - 15:48
në Kryesore, Lajme
A A
Mesazhet që po zbrazin llogaritë bankare të kosovarëve: Pleqtë më shpesh cak i mashtruesve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kohëve të fundit, kosovarët po përballen gjithnjë e më shpesh me forma të sofistikuara të mashtrimit përmes SMS, ku mashtruesit, duke keqpërdorur emrat dhe identitetin e bankave komerciale në vend, dërgojnë mesazhe të rreme me kërkesa për “përditësim të të dhënave” përmes linqeve të dyshimta.

Kësisoj, po sigurohet vjedhja e të dhënave personale dhe bankare të viktimave, duke u mundësuar të dyshuarve qasje të paautorizuar në llogaritë dhe mjetet financiare të tyre.

Kjo dukuri ka shkaktuar pasoja të konsiderueshme për shumë qytetarë, të cilët kanë raportuar edhe në organet e rendit se kanë rënë pre e këtyre.

KlanKosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës, të cilët thanë se gjatë periudhës së fundit janë raportuar dhe trajtuar disa raste të tilla, ku qytetarët janë dëmtuar përmes tërheqjes së paautorizuar të parave nga xhirollogaritë e tyre.

“Gjatë periudhës së fundit në kuadër te Drejtorive Rajonale te Policisë janë raportuar dhe trajtuar, raste te mashtrimeve kur qytetarët janë dëmtuar përmes tërheqjes së paautorizuar të parave nga xhirollogaritë e tyre dhe kryerjen së pagesave pa dijeninë e tyre në banka të ndryshme”, thotë Policia e Kosovës në përgjigjen për KlanKosova.tv.

Në anën tjetër, eksperti i rrjeteve sociale, Valon Kerolli tha për KlanKosova.tv, se mashtruesit po targetojnë qytetarët që kanë më pak njohuri teknologjike sidomos të moshuarit.

“Në Kosovë po shihet që mashtruesit po targetojnë sidomos personat që nuk kanë njohuri të mjaftueshme për teknologji, veçanërisht të moshuarit. Mirëpo, sot askush nuk është plotësisht i sigurt, sepse mesazhet mashtruese po bëhen gjithnjë e me profesionale dhe po duken si mesazhe reale nga banka, posta apo institucione tjera. Mjafton një klikim ose dhënia e një kodi dhe qytetarët mund të humbin para apo të dhëna personale”, tha Kerolli për Klankosova.tv.

Policia e Kosovës i tha KlanKosova.tv se po vazhdon të monitorojë situatën e sigurisë së përgjithshme në hapësirat digjitale duke trajtuar çdo rast në përputhje me Kodin Penal.

“Policia e Kosovës monitoron në vazhdimësi situatën e sigurisë së përgjithshme, në këtë fushëveprim edhe në hapësirën digjitale trajton çdo rast, në përputhje me Kodin Penal dhe në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe hetimin e këtyre aktiviteteve te kundërligjshme përfshirë edhe ato digjitale”.

Në anën tjetër, Kerolli potencoi se institucionet e sigurisë duhet të reagojnë shpejt dhe me koordinim.

Ai tha se duhet të lansohen fushata vetëdijësuese në media, rrjete sociale dhe përmes SMS-ve për të informuar qytetarët rreth rrezikut.

Kerolli po ashtu theksoi nevojën që numrat që mashtruesit përdorin për këtë veprimtari të identifikohen dhe të bllokohen nga operatorët telefonikë.

“Institucionet në Kosovë duhet të reagojnë më shpejt dhe me koordinim më të madh. Duhet të ketë fushata vetëdijësuese në media, në rrjete sociale dhe madje edhe përmes SMS-ve. Institucionet, Policia, bankat dhe operatorët telefonik duhet të bashkëpunojnë më shumë për bllokimin e numrave dhe linkeve mashtruese. Në disa shtete janë vendosur masa shtesë ku linket në SMS verifikohen paraprakisht nga operatorët, pikërisht për shkak të rritjes së mashtrimeve digjitale. Po ashtu, është shumë e rëndësishme që qytetarët të kenë një mënyrë të thjeshtë raportimi kur marrin SMS apo linke të dyshimta, në mënyrë që rastet të identifikohen dhe bllokohen sa më shpejt”, përfundoi Kerolli për KlanKosova.tv.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë