Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Midis Skenderajt po ndërtohen pa leje disa kate objekt banesor, Pse komuna nuk po e ndalon?

09/06/2026 - 18:29
në Kryesore, Lajme
A A
Midis Skenderajt po ndërtohen pa leje disa kate objekt banesor, Pse komuna nuk po e ndalon?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Kosovë është shndërruar në problem çështja e mbindërtimeve në objekte banesore që po kryhet pa leje, duke paraqitur problem me rastin e legalizimit të objekteve. Një rast i tillë po ndodh edhe në qytetin e Skenderajt ku në kompleksin banesor po dyshohet se janë duke u ndërtuar disa kate pa leje, më saktësisht duke tejkaluar lejen ndërtimore.

Fjala është për kompleksin banesor Kabashi Invest Imperial, ku në redaksinë e Veriu.info kanë arritur denoncime të besueshme, të cilat bëjnë të ditur se disa kate investitore po i ndërton pa leje, por që komuna nuk po reagon me ndërprerje të punimeve, duke ngjallur dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga personat përgjegjës në komunë.

Veriu.info ka kërkuar qasje në dokumente publike në Komunën e Skenderajt, por nga drejtoria përkatëse nuk na janë dokumentet, por kanë ofruar vetëm shikimin e tyre, duke shkelur në mënyrë flagrante Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, i cili garanton secilit qytetar, përfshirë edhe gazetarët të kenë qasje dhe të marrin një kopje të dokumenteve publike pranë secilit institucion.

Duke tentuar që të na bëjnë të ‘harrojmë’ këtë çështje, fillimisht nga Komuna e Skenderajt është kërkuar afat shtesë prej 15 ditësh në dhënie të qasjes në dokumente, pastaj kanë thënë se nuk mund të na i ofrojnë fizikisht kopjet e tyre, duke ngjallur edhe më shumë dyshime për tentim të fshehjes së mbindërtimit të cilin po e bën Kabashi Invest Imperial para ‘hundëve’ të Komunës.

Sot, Veriu.info ka kërkuar përgjigje nga Komuna e Skenderajt se pse nuk po vepron në ndalim të punimeve jashtë lejes ndërtimore, por në e-mail nuk janë përgjigjur Drejtori i Urbanizimit e as Drejtori i Inspeksionit.

Ndryshe, zyrtarët komunal të Skenderajt viteve të fundit janë bërë të njohur për mos-veprim në zbatim të Ligjit për Ndërtim, ku për pasojë Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 10 qershor 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Valon Halitit, Zenë Rushitit dhe Driton Mulajt. (https://betimiperdrejtesi.com/deklarohen-te-pafajshem-tre-zyrtaret-e-skenderajt-te-akuzuar-per-korrupsion/)

Aty thuhet se dy të pandehurit e parë më 13 qershor 2023 dhe i pandehuri Mulaj më 15 gusht 2023, në Skenderaj, në cilësinë e zyrtarëve me dashje dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit nr.04/L-110, Ligjit nr.04/L-175, nuk ia kanë ndërprerë punimet në gërmimin – eksploatimin e dheut operatorit ekonomik konsorciumin “Andrra&Asons” SH.P.K., i cili nuk kishte pasur leje ndërtimi, ndërsa i pandehuri Mulaj operatorit të lartcekur ia ka lëshuar lejën ndërtimore në kundërshtim me kushtet ndërtimore të përcaktuara nga Drejtoria e Urbanizmit.

Në pikën e parë të aktakuzë thuhe se, i pandehuri Valon Haliti në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Skenderajt, duke e shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare me qëllim që të përfitoj operatori ekonomik konsorciumin “Andra&Asons” Sh.P.K., nuk ia ka ndërprerë punimet ndërtimore këtij operatori, dhe në këtë mënyrë i është shkaktuar dëm material komunës së Skenderajt, të dëmtuarit D.Xh në shumë prej 76 mijë e 791 euro 32 centë, ndërsa të dëmtuarit F.S  në shumë prej 60 mijë euro.

Me këto veprime, Valon Haliti akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 3, nënparagrafi 3.2 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së.

Sipas pikës së dytë të aktakuzës, i pandehuri Zenë Rushiti në cilësinë e inspektorit të ndërtimit në Komunën e Skenderajt ka shfrytezuar detyrën e tij zyrtare me qëllim që të përfitoj operatori ekonomik konsorciumin “Andra&Asons” Sh.P.K., nuk ia ka ndërprerë punimet ndërtimore këtij operatori edhe pse ka qenë në dijeni se i njëjti nuk ka leje ndërtimore, dhe nuk i ka shqiptuar gjobë përkundër faktit që i ka përpiluar procesverbalet, dhe në këtë mënyrë është shkaktuar dëm material komunës së Skenderajt, të dëmtuarit D.Xh në shumë prej 76 mijë e 791 euro e 32 centë, ndërsa të dëmtuarit F.S  në shumë prej 60 mijë euro.

Me këto veprime, Zenë Rushiti po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 3, nënparagrafi 3.2 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së.

Ndërsa, në pikën e tretë të aktakuzës thuhet se i pandehuri Driton Mulaj në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit në Skenderaj, ka shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare, me qëllim që të përfitoj operatori ekonomik konsorciumin “Andra&Asons” Sh.P.K., ashtu që këtij operatori ekonomik, ia ka lëshuar lejen ndërtimore për ndërtimin e dy etazheve – kateve në bodrumin-2B, duke vepruar në kundërshtim me nenin 21 të Ligjit nr.04/L për Ndërtim dhe në kundërshtim me kushtet për ndërtim të përcaktuara nga Drejtoria e Urbanizmit.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë