Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministrat nga Republika Sërpska bojkotojnë mbledhjen e Këshillit të Ministrave, shkaku i pranisë së Kurtit në Sarajevë

05/12/2024 - 12:05
në Lajme, Pa kategori
A A
Ministrat nga Republika Sërpska bojkotojnë mbledhjen e Këshillit të Ministrave, shkaku i pranisë së Kurtit në Sarajevë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrat nga Republika Sërpska (RS) nuk do të marrin pjesë të enjten, më 5 dhjetor, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës (BeH), për shkak të vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Sarajevë, njoftoi zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, Stasha Kosharac, raporton agjencia Srna.

Ai tha se vendimi është marrë pas konsultimeve në kabinetin e tij, ku morën pjesë ministri i Financave në Këshillin e Ministrave, Srxhan Amixhiq, zëvendësministri i Mbrojtjes, Aleksandar Goganoviq, zëvendësministrja e Çështjeve Civile, Marijana Mujiq, dhe zëvendësministri i Komunikacionit dhe Transportit, Ognjen Janjiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbërrijë në Sarajevë të enjten në mbrëmje, konfirmoi një ditë më parë për Radion Evropa e Lirë Adil Kullenoviq, kryetar i organizatës joqeveritare Shoqata e Intelektualëve të Pavarur “Krug 99”.

Ai tha se Kurti vjen për të marrë pjesë në një sesion të organizuar nga kjo shoqatë një ditë më vonë në Sarajevë, ku do të mbajë një fjalë hyrëse.

“Në sesion do të diskutohet për marrëdhëniet në rajon”, tha Kullenoviq për REL-in.

Kryetari i entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, Millorad Dodik, deklaroi se ardhja e Kurtit në Sarajevë do ta komplikojë situatën në Bosnje e Hercegovinë.

“BeH nuk e ka njohur Kosovën. Ne nuk do të lejojmë që shqiptarët nga ai rajon të hyjnë me letërnjoftim”, tha Dodik, sipas raportimit të Srnas.

Bosnje e Hercegovina dhe Kosova nuk e kanë njohur njëra-tjetrën për shkak të kundërshtimit të Republikës Sërpska, në krye të së cilës është Dodik, i cili ka orientim prorus dhe është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit.

Kurti kishte deklaruar në mes të tetorit, gjatë samitit të Procesit të Berlinit, se Kosova nga 1 janari 2025 do t’i lejojë qytetarët e Bosnje e Hercegovinës të hyjnë me letërnjoftim.

Marrëveshja që do të hiqte regjimin e vizave midis Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës dhe do t’u mundësonte qytetarëve të këtyre dy vendeve të udhëtojnë pa viza, ende nuk është ratifikuar në Parlamentin e Bosnje e Hercegovinës.

Ajo po bllokohet nga përfaqësuesit e Republikës Sërpska, të udhëhequr nga Lidhja e Socialdemokratëve të Pavarur e Millorad Dodikut. /REL/

JU REKOMANDOJMË

Samir Mane ndërmjetësuesi i dyshuar mes botës së krimit dhe biznesit

Samir Mane ndërmjetësuesi i dyshuar mes botës së krimit dhe biznesit
13/06/2026 - 23:38

Hetimi i “dy kokave kriminale” të lidhura me trafikimin e drogës dhe pastrim parash në Shqipëri, Alfredo Hamzai dhe Luçiano Koçeku, ka nxjerrë në dritë edhe emrin e...

Më shumëDetails

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
13/06/2026 - 22:36

73-vjeçarja e lënduar në aksidentin e ndodhur në Mitrovicë pasi u godit nga një automjet është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Drejtori i Emergjencës...

Më shumëDetails

Osmani për TRT-n turk: Kosova vend demokratik, nuk toleron askënd që do t’i ketë të gjitha nën kontroll

Osmani për TRT-n turk: Kosova vend demokratik, nuk toleron askënd që do t’i ketë të gjitha nën kontroll
13/06/2026 - 21:53

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka folur në një intervistë për telvizionin turk “TRT”, për zgjedhjet e fundit dhe tema të tjera. Osmani ka thënë se Kosova është një demokraci...

Më shumëDetails

Përfundon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, kaq vota morën partitë politike

Përfundon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, kaq vota morën partitë politike
13/06/2026 - 21:39

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në përditësimin e fundit, ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i të gjitha votave nga përfaqësitë diplomatike. KQZ, në faqen e saj, ka njoftuar...

Më shumëDetails

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit
13/06/2026 - 21:24

KQZ përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se të premten në mbrëmje më 12 qershor në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i...

Më shumëDetails

“Matuf plak”, “gërxhull plak” – nëna e kandidates VV-së për asambliste fyen rëndë Rifat Jasharin

“Matuf plak”, “gërxhull plak” – nëna e kandidates VV-së për asambliste fyen rëndë Rifat Jasharin
13/06/2026 - 21:12

Dje është varrosur luftëtari i orëve të para të UÇK-së, njëherësh familjar i Adem Jasharit, Sahit Jashari. Sahit Jashari, së bashku me Sami Lushtakun, kanë kryer disa aksione...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde

    Numërimi i votave me postë ende në fazë të hershme, Cakolli jep projeksionet e mandateve

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • “Matuf plak”, “gërxhull plak” – nëna e kandidates VV-së për asambliste fyen rëndë Rifat Jasharin

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Petrol Company e donatorit të VV-së, Shkëlzen Jusaj, procedohet për gjykatë – shiti naftë mbi çmimin e lejuar në kohë krize

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    581 Shpërndaje
    Shpërndaje 232 Tweet 145
  • Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, VV e para, LDK performon më mirë se PDK e AAK

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë