Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci me ftesë të Forumit të Sigurisë së Varshavës po merr pjesë në punimet e forumit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare të sigurisë në Europë.
Në kuadër të këtij forumi Ministri Maqedonci do të jetë folës në panelin me titull “Të lidhur por të mbrojtur: shtylla digjitale e demokracisë modern”.
Sesioni i këtij viti është fokusuar në veçanti në sfidat e shumëfishta dhe komplekse të sigurisë me të cilat po përballet kontinenti ynë, duke filluar nga kërcënimet konvencionale tek sulmet kibernetike, disinformimi dhe lufta hibride.
Në margjinat e kësaj konference, përveç pjesëmarrjes në sesionet punuese, ministri Maqedonci do të realizoj edhe takime bilaterale me homologë si dhe përfaqësues të tjerë politik dhe ushtarak të vendeve partnere.
Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet aleatëve dhe partnerëve që përfaqësojnë vlerat e njëjta demokratike është thelbësor për frenimin e kërcënimeve që vijnë nga regjimet autokratike.












