Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shkruar në profilin e tij në ‘facebook’ pasi nuk kanë mundur që të shtyjnë me procedurë të përshpejtuar rishikimin e buxhetit.
Murati ka thënë se ky rishikim do të mundësonte financimin e Pakos për Përballje me Inflacionin në vlerë prej 200 milionë eurove.
“Sot opozita votoi kundër trajtimit në seancë plenare të rishikimit të buxhetit.Ky rishikim do të mundësonte financimin e Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, në vlerë prej 200 milionë eurove. Kjo pako mbështetëse do të ishte një ndihmë e shumëpritur për të lehtësuar barrën e familjeve, por ja që partitë opozitare mendojnë ndryshe fatkeqësisht”, ka shkruar Murati./Express/












