Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mosekzekutimi i pagave, reagon Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës: Mjaft me heshtjen dhe diskriminimin ndaj punëtorëve!

16/06/2025 - 11:39
në Kryesore, Lajme
A A
Mosekzekutimi i pagave, reagon Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës: Mjaft me heshtjen dhe diskriminimin ndaj punëtorëve!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar për mosekzekutimin e pagave të punëtorëve saktësisht atyre të flotacioni dhe sigurimit fizik, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

Sindidkata në reagimin e saj u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse t’i ekzekutojnë menjëherë pagat për të gjithë punëtorët, ose do të dalin në protesta publike.

“Minatorët nuk janë numra! Janë njerëz që punojnë me dinjitet në vendin më të vështirë dhe më të rrezikshëm të punës. Stop lojërave me jetën dhe djersën e tyre!”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

Postimi i plotë:

Reagim nga Sindikata.

Mjaft me heshtjen dhe diskriminimin ndaj punëtorëve!

Tash e disa ditë, kur do të duhej të ishin ekzekutuar pagat e muajit maj për të gjithë punëtorët e Flotacionit, sigurimit fizik, jemi përballur me një padrejtësi të radhës dhe diskriminim të hapur. Puntorët e Flotacionit dhe Sigurimi fizik nuk i kanë marrë pagat fare dhe kjo po ndodh në heshtjen e plotë të Ministrisë së Linjës, Bordit dhe Menaxhmentit të Ndërmarrjes.
Pavarësisht sakrificave ditore në kushte ekstreme pune, pa furnizime, pa investime, kur ne arrijmë rekorde prodhimi për vite me radhë, ju institucionet përgjegjëse heshtni, duke na shpërblyer me zero. Ky është fyerje për çdo punëtor që rrezikon jetën çdo ditë pune mbi tokë, nën tokë!
Ministri, Bordi dhe Menaxhmenti, ju jeni përgjegjës për këtë kaos dhe mungesë totale të organizimit! Në vend se të mbroni interesin e punëtorëve, po i shtyni në skaj të durimit me vonesat, ndarjet selektive të pagave dhe kushte çnjerëzore të punës.
Ju kujtojmë: nuk do të ketë më heshtje përballë këtij diskriminimi. Nëse nuk ka reagim urgjent dhe ekzekutim të menjëhershëm të pagave për të gjithë punëtorët pa përjashtim, ne si Sindikatë do të ndërmarrim masa të forta sindikale dhe protesta publike.
Minatorët nuk janë numra! Janë njerëz që punojnë me dinjitet në vendin më të vështirë dhe më të rrezikshëm të punës. Stop lojërave me jetën dhe djersën e tyre!

JU REKOMANDOJMË

Janina Ymeri: Gruri i importuar pak ose fare nuk kontrollohet në Kosovë

Janina Ymeri: Gruri i importuar pak ose fare nuk kontrollohet në Kosovë
30/08/2026 - 22:51

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime për kontrollin e grurit të importuar në Kosovë, duke pretenduar se sasitë e importuara kontrollohen shumë pak. Ymeri ka thënë...

Më shumëDetails

Rama: VV po bllokon ndërtimin e Kompleksit “Adem Jashari” dhe nënkalimit “Agim Ramadani”

Rama: VV po bllokon ndërtimin e Kompleksit “Adem Jashari” dhe nënkalimit “Agim Ramadani”
30/08/2026 - 22:06

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar sërish me pretendime se Qeveria e Kosovës po bllokon komunat, përfshirë kryeqytetin të cilin e drejton. Ai ka thënë se pushteti...

Më shumëDetails

Çitaku: Liria e Kosovës mban brenda emra, fytyra dhe ëndrra të ndërprera

Çitaku: Liria e Kosovës mban brenda emra, fytyra dhe ëndrra të ndërprera
30/08/2026 - 21:57

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vizituar së bashku me Diellin dhe Arbërin ekspozitën e organizuar nga “Liria Ka Emër”, në nderim të burrave dhe grave që dhanë...

Më shumëDetails

VV-LDK në prag të marrëveshjes, analistët paralajmërojnë: Votat për presidentin mbeten problem

VV-LDK në prag të marrëveshjes, analistët paralajmërojnë: Votat për presidentin mbeten problem
30/08/2026 - 21:39

Përfundimi i një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po shihet si një nga çështjet më të rëndësishme për zhbllokimin institucional të vendit.Pas takimit të...

Më shumëDetails

“Ngjyrat e Lirisë” në Prishtinë: Arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

“Ngjyrat e Lirisë” në Prishtinë: Arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së
30/08/2026 - 21:31

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrificës për liri dhe kujtesës kolektive....

Më shumëDetails

OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë për të zhdukurit

OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë për të zhdukurit
30/08/2026 - 21:05

Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kujtuar personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë dhe ka shprehur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Kosovarit i vidhet çanta me para dhe telefon në Ulqin, momenti i vjedhjes kapet në video

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Zbulohet kontrata e bashkëjetesës- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe modelja Ziza Pajaziti firmosin marrëveshje pas ‘vizitës speciale’ në burg

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • World Link Towers: Prishtina po bëhet me qendrën e re të biznesit dhe inovacionit global

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë