Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar rezultatin që LVV-ja ka marrë në diasporë në këto zgjedhje.Ai ka bërë me dije se partia në pushtet tkurrjen më të thellë e ka pësuar në diasporë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar në zgjedhjet e vitit 2021 VV-ja ka fituar afro 80 për qind, kurse në zgjedhjet e muajit të kaluar 57.31%.“Rënien apo tkurrjen më të thellën LVV e ka pësuar në disaporë. Edhe pse në nivel të përgjithshëm rënia është rreth -8% nga 50.2% në 42.3%.. në diasporë kjo rënie është shumë më e thellë.Në zgjedhjet e vitit 2021, LVV ka fituar 78.73% të votave të diasporës, gati 80%. E në zgjedhjet e 9 shkurtit ka fituar vetëm 57.31%. Këtu kemi një tkurrje të theksuar prej -21.43%. Në anën tjetër LDK ka pasur një rritje +18.33%, pak a shumë aq sa ka humbur LVV. PDK? aty ku ka qenë, nuk ka lëvizur më shumë se 0.2%”, ka shkruar Muharremi.
Veterani Haxhiu kritikon heshtjen e shoqatave të UÇK-së, kërkon rifreskim dhe ndryshim brenda tyre
Veterani i UÇK-së, Agron Haxhiu, përmes një reagimi publik ka kërkuar përgjegjësi nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së për heshtjen dhe pasivitetin, sidomos ndaj dënimit të...
Më shumëDetails











