Nata e madhe e 28 Nëntorit: Nelson Hysa synon titullin e kampionit të botës ndaj Agit Kabayelit
Boksieri shqiptar, Nelson Hysa, ngjitet sonte në ring në një prej mbrëmjeve më të rëndësishme të karrierës së tij, pikërisht në Ditën e Flamurit, 28 Nëntor.
Në duelin kryesor të mbrëmjes në kategorinë e rëndë, Hysa do të përballet me boksierin gjerman me prejardhje kurde, Agit Kabayel, në një super-sfidë ku në lojë është titulli i kampionit të botës, transmeton IndeksOnline.
Spektakli i boksit zhvillohet në arenën gjigante “Merkur Spiel-Arena” në Dyseldorf të Gjermanisë, ku boksieri shqiptar do të tentojë të shkruajë historinë e boksit shqiptar para mijëra spektatorëve.














