Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

NATO tregon pse nuk u ftua Kosova në Samitin e Ankarasë: S’lejojmë të rrezikohet siguria e rajonit

29/06/2026 - 14:19
në Kryesore, Lajme
A A
Samiti i NATO në Turqi, Ministria e Mbrojtjes e konfirmon: S’jemi ftuar, s’jemi ende anëtar – përjashtim veç aktivitetet e veçanta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mosftesa e Kosovës për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që do të mbahet në Ankara të Turqisë ka nxitur mjaftë debat të brendshëm në Kosovë. Kjo pasi që në vitin 2024, në Samitin që ishte mbajtur në Washington, Kosova ishte ftuar dhe ishte përfaqësuar nga Vjosa Osmani, atë kohë presidente. Vetë Osmani atë kohë e pati cilësuar si historike ftesën, megjithatë kishte sqaruar se në takimin kryesor të Samitit nuk kishte marrë pjesë, meqë aty takohen vetëm shtetet anëtare të NATO-s.

Qeveria e Kosovës është arsyetuar për këtë mosftesë, duke thënë se NATO nuk i fton në Samite shtetet që nuk janë anëtare. Ministria e Mbrojtjes ka thënë se edhe në rastet e mëhershme, Kosova është ftuar vetëm për aktivitete specifike në margiina të Samitit të NATO-s.

Por çfarë thonë nga NATO për këtë çështje? Një zyrtar i Aleancës VeriAtlantike ka thënë për Gazetën Express se temat kryesore të Samitit që do të mbahet në Ankara lidhen me investimet në mbrojtjr, prodhimet industriale për mbrojtje dhe përkrahja për Ukrainën.

Nga NATO kanë treguar se kush do të jenë pjesëmarrës në Samit, përfshirë partnerë të Aleancës të cilët janë edhe liderë në industrinë e mbrojtjes.

“Programi do të përfshijë një takim të 32 Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s, si dhe angazhime me disa nga partnerët tanë, përfshirë nga Ukraina, Bashkimi Evropian, Indo-Paqësori dhe Iniciativa e Bashkëpunimit të Stambollit. Gjithashtu do të organizojmë Forumin e Samitit të NATO-s për Industrinë e Mbrojtjes, i cili do të përfshijë liderë të industrisë nga e gjithë Aleanca”, ka thënë për Gazetën Express ky zyrtar i NATO-s.

Ndërsa sa i përket rajonit të Ballkanit Perëndimor, ky zyrtar i NATO-s ka thënë se vazhdon të mbetet lartë në agjendën e Aleancës dhe se është rajon me rëndësi strategjike.

Nga NATO kanë thënë se përkushtimi për këtë rajon është i palëkundur dhe se nuk do të lejojnë asnjë boshllëk sa i përket sigurisë.

“Ballkani Perëndimor mbetet lart në axhendën e NATO-s. Është një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën. Angazhimi ynë për stabilitetin e rajonit është i palëkundur dhe nuk do të lejojmë të krijohet një boshllëk sigurie.KFOR-i vazhdon të luajë një rol krucial në sigurinë në Kosovë, nën një mandat të gjatë të OKB-së; dhe ne vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht me BE-në. NATO gjithashtu vazhdon të mbështesë Operacionin Althea të udhëhequr nga BE në Bosnjë dhe Hercegovinë, përmes Marrëveshjeve Berlin Plus. Ne i bëjmë të gjitha këto për të siguruar që paqja në rajon të mbrohet, sepse siguria e Ballkanit Perëndimor është jetike edhe për ne, dhe nuk do të lejojmë që ajo të rrezikohet”, ka përfunduar ky zyrtar i NATO-s./GazetaExpress/

NATO për Express tregon pse nuk u ftua Kosova në Samitin e Ankarasë: S’lejojmë të rrezikohet siguria e rajonit
Read more

JU REKOMANDOJMË

Formimi i institucioneve të Kosovës, Serwer: Kompromiset do të jenë të nevojshme

Serwer: Vuçiq ka financuar dhe orkestruar sulmin terrorist në Banjskë, s’i duhet shumë për ta destabilizuar Ballkanin
29/06/2026 - 14:49

Profesori amerikan, Daniel Serwer ka folur për çështjet politike në Kosovë si dhe bllokadën institucionale. Serwer, në një intervistë për Ekonomia Online, deklaroi se Kosova ka pasur një...

Më shumëDetails

Sveçla: Zyrtari policor Rexhep Gashi humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë

Sveçla: S’pati kurrfarë negocimi për lirimin e pjesëtarëve të grupit terrorist – ishin 90
29/06/2026 - 14:26

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se zyrtari policor Rexhep Gashi ka humbur jetën tragjikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në pikën e kalimit kufitar...

Më shumëDetails

Protestohet edhe në Kroaci për ish-krerët e UÇK-së

Këta janë folësit e protestës së sotme në Tiranë
29/06/2026 - 13:57

Të dielën, më 5 korrik në Zarë të Kroacisë do të mbahet protesta e radhës në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë....

Më shumëDetails

Lista Serbe ankohet në PZAP për votat e Rashiqit: Erdhën nga shqiptarët

Rashiq: Pozita e nënkryetarit nuk varet prej meje
29/06/2026 - 13:44

Lista Serbe sot ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kundër rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

Më shumëDetails

Erion Veliaj në burg, bëhet baba për herë të dytë

Erion Veliaj në burg, bëhet baba për herë të dytë
29/06/2026 - 13:29

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është bërë për herë të dytë baba i një djali. Mësohet se kryetarit të Bashkisë i është aprovuar nga Prokuroria e Posaçme leja...

Më shumëDetails

Peci përplaset me mediat lokale në Mitrovicë: S’po më rrihet pa më sha ndonjë medium

Peci përplaset me mediat lokale në Mitrovicë: S’po më rrihet pa më sha ndonjë medium
29/06/2026 - 13:22

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci është deklaruar sot në mbledhjen e kryesisë se nuk po i “duron” dot disa prej mediave lokale. Madje ai u bënte...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    273 Shpërndaje
    Shpërndaje 109 Tweet 68
  • Zhvillim i ri për vrasjen në Ferizaj – ndryshon vepra penale, identifikohet e dyshuara

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Përleshja që përfundoi me vrasje në Ferizaj, krejt çka që dihet deri tani

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mosmarrëveshja mes ish-krushqve në Skenderaj eskalon në kanosje me armë, sekuestrohen revole e fishekë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pas përleshjes fizike, vritet një person në Ferizaj

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë