Ndarja e 2 milionë eurove nga Qeveria e Kosovës, për pagesën e biletave të avionëve në destinacionet që i shërbejnë mërgatës, ka nxitur një reagim të madh në opinionin publik.
Kjo temë mjaft me interes u diskutua sot edhe në edicionin më të ri të Kosova Today.
Analisti Azdren Shala, i ftoi partitë opozitare që t’i bojkotojnë zgjedhjet sepse sipas tij tashmë gara është e pabarabartë.
“Duhet me i shku deri në fund kësaj pune. Bojkotimi i zgjedhjeve ishte dashtë me qenë hapi i parë sot, duke nisur nga PDK, AAK, LDK, PSD e kush është në garë. Tjetra, duhet të bëhemi bashkë dhe të nisim protestat, pastaj këtë krim ekonomik me adresu në instancat ndërkombëtare”, deklaroi Shala në Klan Kosova.
Shala tha se këtu po shkelet demokracia me të dyja këmbët.













