Drejtori i shkollës, në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës, ka raportuar në polici se gjatë natës një person i maskuar kishte vjedhur katër ditarë brenda shkollës.
Sipas raportimit të tij në polici, i dyshuari kishte thyer dritaren e një klase dhe përmes dritares së thyer ka hyrë në brendi të shkollës ku kishte dëmtuar edhe derën e sallës se arsimtareve për ta kryer veprën.
Policia njofton se veprimet e të dyshuarit janë kapur nga kamerat e sigurisë së shkollës.“Fsh. Jabllanicë e Vogël, Pejë 04.12.2024-02:03. Ankuesi mashkull kosovar, drejtori i shkollës, ka njoftuar se gjate natës një person i panjohur i maskuar ka thyer dritaren e një klase dhe përmes dritares së thyer ka hyrë në brendi të shkollës ku kishte dëmtuar derën e sallës se arsimtareve dhe prej aty kishte vjedhur katër ditarë dhe ishte larguar nga ai lokacion. Veprimet e të dyshuarit janë kapur nga kamerat e sigurisë së shkollës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.












