Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në certifikatë Veliaj rezulton “i dënuar”, reagon SPAK: I kemi kërkuar informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

14/02/2025 - 16:57
në Kryesore, Lajme
A A
“Vila s’është imja”, dëshmia e Veliajt në GJKKO: I kam hyrë në hak familjes time, duke punuar edhe të dielën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka reaguar për gjendjen gjyqësore “i dënuar” të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Në njoftim SPAK sqaron se Veliaj ka tre vendime pafajësie, por në momentin e gjenerimit të certifikatës elektronike del me shënimin “i dënuar”.

SPAK thotë se i ka kërkuar informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Reagimi i plotë i SPAK:

Në lidhje me pretendimet e shtetasit nën hetim E.V sa i takon gjendjes së tij gjyqësore, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sqaron se:

Në kërkesën për “Caktimin e masës shtrënguese të sigurimit personal”, drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për shtetasin nën hetim E.V, me numër protokolli 2402, dt. 24.01.2025, Prokuroria e Posaçme nuk i është referuar për asnjë moment gjendjes së tij gjyqësore.

Si pjesë e akteve të depozituara pranë Gjykatës së Posaçme është edhe një certifikatë elektronike e gjendjes gjyqësore me nr. prot. 5488 datë 23.01.2025, e gjeneruar nga sistemi i Drejtorisë së Përgjithshëm të Burgjeve, ku organi procedues ka akses. Kjo certifikatë, në brendësi të saj përmban informacionin se shtetasi E.V, i biri i L. dhe Sh. lindur më 17.12.1979 në Tiranë, rezulton “I dënuar”.

Në lidhje me këtë certifikatë, Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në lidhje me veprat penale si edhe vendimet gjyqësore, të cilat lidhen me certifikatën elektronike që është gjeneruar.

Me shkresën nr. 2215/1 datë 12.02.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Gjyqësore ka sqaruar mes të tjerave se:

…çdo herë kur printohet Vërtetimi i Gjendjes Gjyqësore me shënime, del dhe statusi i dënuar si në këtë rast. Shtetasi E. L. V. ka 3 vendime pafajësie.

Në çdo rast, as në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Gjykatës se Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, por as nga kjo e fundit, nuk është përdorur si rrethanë gjendja gjyqësore e shtetasit nën hetim E.V, për të caktuar ndaj këtij të fundit, masën shtrënguese të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

JU REKOMANDOJMË

Kronologjia e plotë: Çfarë dihet deri tani për sulmin me armë ndaj Donald Trump

Kronologjia e plotë: Çfarë dihet deri tani për sulmin me armë ndaj Donald Trump
26/04/2026 - 15:43

Presidenti Donald Trump u evakuua me shpejtwsi nga një darkë gala me median, pas të shtënave me armë në hotelin Washington Hilton, që detyruan anëtarët e kabinetit të...

Më shumëDetails

“Murat Jashari për president”, kaq nënshkrime janë mbledhur në peticionin online

Përmendet si kandidat sa herë diskutohet për kreun e shtetit, Murat Jashari më afër se kurrë postit?
26/04/2026 - 15:03

Në mënyrë online ka nisur një peticion i titulluar “Murat Jashari për president”, përmes të cilit kërkohet që Jashari të jetë në krye të presidencës. Deri më tani,...

Më shumëDetails

Humbet 17-vjeçari Muhamed Bala nga Mitrovica, familja bën apel publik për ndihmë në gjetjen e tij

Humbet 17-vjeçari Muhamed Bala nga Mitrovica, familja bën apel publik për ndihmë në gjetjen e tij
26/04/2026 - 15:02

Një person i moshës 17 vjeçare është larguar nga shtëpia në Mitrovicë dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Fjala është për Muhamed Bala, familja e të...

Më shumëDetails

“Taksirat i madh – s’është e thënë me mbetë kryeministër”, Deliu rikthen deklaratën e opozitarit Kurti

“Taksirat i madh – s’është e thënë me mbetë kryeministër”, Deliu rikthen deklaratën e opozitarit Kurti
26/04/2026 - 14:51

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka rikthyer një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti kur ai ishte në opozitë, ndërsa fliste për kryeministrin e atëhershëm Isa...

Më shumëDetails

Inspektimet në ndërtimtari, për dy ditë në 27 raste u ndaluan punimet

Shqiptarët, të dytët në Evropë si pronarë të shtëpive
26/04/2026 - 14:16

Inspektorati Qendror i Punës, ka ndërmarrë aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Sipas raportit 48-orësh nga...

Më shumëDetails

Erdogan i lumtur që Trump dhe Melania nuk u lënduan: Në demokraci lufta bëhet me ide, nuk ka vend për asnjë formë dhune

Erdogani përshëndet përpjekjet e Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Gaza
26/04/2026 - 14:09

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka dënuar tentim-atentatin në darkën e korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington DC. Përmes një postimi në Facebook, presidenti i Turqisë u...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Zbulohet mbi 1.5 ton djath i kontaminuar me toksinë kancerogjene në Qumështoren Rugove (Dokumente)

    Skandal: Zbulohet mbi 1.5 ton djath i kontaminuar me toksinë kancerogjene në Qumështoren Rugove (Dokumente)

    276 Shpërndaje
    Shpërndaje 110 Tweet 69
  • U kap duke mashtruar me çmime konsumatorin në Mitrovicë, Riga Pharm e Arta Zeqirit gjobitet vetëm 1 mijë euro (Dokument)

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Policia prej mbrëmë pranë autosallon Alberti, dyshohet për gjuajtje me armë (Foto)

    226 Shpërndaje
    Shpërndaje 90 Tweet 57
  • Policia deklarohet për incidentin në Veternik, ku pati gjuajtje me armë pranë autosallon Alberti

    209 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 52
  • Publikohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë