Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në këtë qytet temperatura shkoi -50 gradë celsius: “Nëse ke ftohtë nga këmbët, mund të ngrish lehtësisht”

16/01/2023 - 15:46
në Kuriozitete
A A
Në këtë qytet temperatura shkoi -50 gradë celsius: “Nëse ke ftohtë nga këmbët, mund të ngrish lehtësisht”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Yakutsk është një nga qytetet më të ftohta në botë, qyteti më në veri i Rusisë, përballet këtë dimër me një acar të vërtetë, me temperatura që në ditët normale, siç banorët thonë, shkojnë në -30 gradë celsius por që këtë fundjavë, arritën deri në -50 gradë.

Pritet që këtë javë, që konsiderohet edhe zemra e dimrit për Rusinë, të arrijnë në -52 gradë celsius, shoqëruar mbi të gjitha me erëra të akullta. Kjo është temperature në qytet sepse në dalje, mund të arrijnë edhe më shumë se kaq. Për qytetarët, kjo është normale sepse thonë që janë mësuar, madje sot tregojnë edhe sesi mund ta vizitosh veriun e Rusisë, pa ngrirë nga i ftohti.

“Mendoj se është së paku -50 gradë celsius. Dje ishte -49 gradë por dukej si më ngrohtë. Mendoj se sot së paku është -50. Edhe pse jetoj këtu, mendoj se këto temperatura janë tejet normales. Por me këto temperatura të ulëta jemi mësuar të bashkëjetojmë prej një kohe të gjatë”, thotë një banor.

Këshilla, edhe sipas blogerëve e stilistëve atje, është vetëm 1: vishuni me rroba të ngrohta. Veç kjo është zgjidhja. “Nuk mund ta luftosh acarin. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të vishemi trashë dhe të ecim me makinë. Kaq e thjeshtë është. Kam dy palë doreza, dy shaje. Duhen me patjetër këpucë të ngrohta. Dhe duhet me patjetër të mbulosh kokën. Kjo është e rëndësishme. Por mbi të gjitha këmbët duhet të jenë të ngrohta. Nëse ke ftohtë nga këmbët, atëherë mund të ngrish lehtësisht”, thotë një banore.

Shtëpitë janë të ngrohta por sapo dera hapet, edhe frymëmarrja vështirësohet e rëndohet. Kush nuk ka lindur e nuk është rritur këtu, e vjen nga një rajon tjetër, e ka të pamundur të përshtatet. Banorët thonë se i përjetojnë të dy ekstremet, njëjtë siç në dimër termometri shënon -50 gradë, edhe në verë temperaturat shkojnë në ekstrem, me 50 gradë celsius, duke përjetuar kështu një dimër të acartë e një verë përvëluese, që zgjat fiks për 3 muaj.

JU REKOMANDOJMË

Burri udhëton nga Manchesteri drejt Spanjës me pasaportën e bashkëshortes

Burri udhëton nga Manchesteri drejt Spanjës me pasaportën e bashkëshortes
24/11/2026 - 18:28

Një burrë nga Staffordshire i Anglisë ka përjetuar një situatë të pazakontë gjatë udhëtimit drejt Spanjës, pasi pa e kuptuar kishte hipur në avion me pasaportën e bashkëshortes...

Më shumëDetails

“Ofertat” e Black Friday mund të jenë mashtrim, ja si t’i dalloni ofertat e rreme

“Ofertat” e Black Friday mund të jenë mashtrim, ja si t’i dalloni ofertat e rreme
21/11/2026 - 10:32

Ofertat online mund të mos jenë aq të favorshme sa duken në shikim të parë dhe, në disa raste, mund t’ju kushtojnë edhe më shumë. Megjithatë, ekzistojnë disa...

Më shumëDetails

200 ‘beteja’ në 11 orë, reperi spanjoll thyen rekordin botëror Guinness në freestyle

200 ‘beteja’ në 11 orë, reperi spanjoll thyen rekordin botëror Guinness në freestyle
13/11/2026 - 16:19

Reperi spanjoll, i cili vendosi një rekord botëror Guinness për freestyle në fillim të nëntorit ka deklaruar se u stërvit dhe dogji rreth 3,000 kalori gjatë këtij eventi....

Më shumëDetails

Talibanët, në Afganistan, ua ndalojnë mjekëve meshkuj të trajtojnë gratë paciente

Talibanët, në Afganistan, ua ndalojnë mjekëve meshkuj të trajtojnë gratë paciente
12/11/2026 - 13:32

Në Afganistan, talebanët po ndalojnë në mënyrë jozyrtare mjekët dhe dentistët meshkuj që të trajtojnë gratë, duke i lënë shumë gra afgane pa kujdes mjekësor, sipas dëshmive të...

Më shumëDetails

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme
11/11/2026 - 15:45

Rreth 800 mijë vende pune pritet të zhduken në Gjermani gjatë 15 viteve të ardhshme si pasojë e përhapjes së inteligjencës artificiale. Paralelisht, teknologjia e re do të...

Më shumëDetails

Vetëm 20 minuta mes pikturave, hormoni i stresit bie 22% – studimi zbulon çfarë i ndodh trupit kur vizitojmë një galeri arti!

Vetëm 20 minuta mes pikturave, hormoni i stresit bie 22% – studimi zbulon çfarë i ndodh trupit kur vizitojmë një galeri arti!
07/11/2026 - 17:00

Ndoshta nuk duhet gjithmonë një udhëtim i gjatë apo një ditë pushimi për t’u shkëputur nga stresi. Një studim shkencor në Londër ka zbuluar se vetëm 20 minuta...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Selam Alejkum, Selam Alejkum…”, zbardhen bisedat në rastin e vra’sjes së policit Muhamet Lika

    “Selam Alejkum, Selam Alejkum…”, zbardhen bisedat në rastin e vra’sjes së policit Muhamet Lika

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Çka ndodhi në seancën që përfundoi me përleshje fizike në Kuvendin e Mitrovicës, flet Safet Kamberi

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Aksion policor në “Marigona Hill”, tre persona përfundojnë në pranga për mashtrime me kartela

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Aksion i madh i Policisë, FIT-it dhe AKI-së në Prishtinë, arrestohen 3 persona dhe sekuestrohet pasuri mbi 1 milionë €

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Ma q… nanën, mos u bofshi ma zi se ajo”, zbulohen mesazhe të tjera shqetësuese në telefonat e sekuestruar për rastin e Arlindës

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë