Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, i ka ftuar qytetarët e Kososvës që të rrugëtojnë së bashku.
Ai u shpreh i gatshëm për zgjedhjet e 7 qershorit, për të cilat qytetarëve iu bëri thirrje që t’iu bashkohen.
“Qytetarëve të Kosovës, u shtrijmë ftesën për rrugëtimin që po nisë sot! Të ecim bashkë. Sepse Republika bëhet kur zgjohet vetëdija e një populli që vendos të mos presë më askënd tjetër për ta bërë vendin e vet më të mirë. Ne jemi gati. Ejani dhe ju!”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/share/p/1J9Spdkx92/?mibextid=wwXIfr












