Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se, raportet e fundit ndërkombëtare bashkë me gjetjen e tenderave njëburimor, është trazuar partia në pushtet.Madje sipas Hazirit, kanë gjetur raste kur vetë kryeministri Kurti ka intervistuar kandidatë për ndërmarrje publike.
“Raporti i Departamentit Amerikan dhe raportet e fundit ndërkombëtare kanë trazuar VV’në si parti shumicë, këtë e shkaktuar edhe Grupi Parlamentar i LDK-së me gjetjen e tenderave njëburimor. Iu kanë zënë duart njerëzve të Vetëvendosjes të futur në mjaltë, në kuletën e popullit, deri në bërryla”, tha Haziri.“Në kuptimin administrativ, Kurti po njihet si kryeministër i centralizum, por në kuptimin e menaxhimit të parasë publike dhe abuzimit financiar, Kosova është dalë jashtë kontrollit. Ne kemi gjetë raste kur kandidatët janë ftuar nga kryeministri për intervista për ndërmarrje publike, kjo është e papranueshme dhe e pakuptueshme të mendojmë se Kurti nuk ka dijeni se çka po ndodhë në sektorët e vet të Qeverisë”, shton ai tutje në Blic Interview.
Sipas Hazirit, qëllimet e Kurtit nuk kanë ndryshuar asnjëherë. Madje sipas tij, ai bën luftë hibride karshi qytetarëve të Republikës së Kosovës.“Kurti ka ndryshuar mjetet politike, por asnjëherë qëllimet. Ai ka agjendë të fshehur, sepse për të mbërri tek qëllimi i tij, ai është në gjendje ta manipulojë gjithkë. Luftën politike e ka jashtëzakonisht hibride karshi qytetarët dhe është e vështirë ta dijmë kur do të ketë zgjedhje”, tha Haziri.