Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Nesër Albin Kurti e nënshkruan kapitullimin e tij politik”

26/02/2023 - 14:52
në Opinione
A A
“Nesër Albin Kurti e nënshkruan kapitullimin e tij politik”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Afrim Kasolli

Edhe 1 ditë na ndan nga takimi i Brukselit. Me nesër kryeministri Albin Kurti e nënshkruan kapitullimin e tij politik. Me këtë nuk po them se ai nuk do të vazhdoje të jetë drejtues i qeverisë apo të mos ketë ketë ndikim politik. Por, me këtë akt ai i varros kauzat e tij politike që i ka propaganduar se i mbron nder vite.

Nocioni Vetëvendosje, thirrjet për ndërprerje të negociatave me Serbinë e për hapje me Shqipërinë për bashkim kombëtar, nga nesër me një të rënë të lapsit përfundojnë në “koshin e pheherave të historisë”.

Ato do të kujtohen dhe mësohen në të ardhmen si shembull shkollor se si përdoret propaganda për të ardhur në pushtet. Gjeneratat e ardhshme që do të merren me studimin e këtyre fenomeneve në kuadër të dijeve humane, shkencave politike, filozofisë etj etj, do ta kenë si referencë këtë rast për t’i ilustruar kërkimet e tyre akademike mbi efektet e manipulimit politik. Kurse natyrisht ndjekësit e tij fanatike edhe për një kohë do gjejne ngushëllim në atë retorike.

Për të partneri kryesor për të ardhmen e Kosovës që nga nesër do të jetë Vuqici. Natyrisht, kjo renie e brendshme e tij mund të shoqërohet me spektaklin e një ngritje të jashtme. Në funksion të këtij qëllimi është planifikuar një ceremoni glamuroze në Paris. Mbase për të kënaqur egon e tij “aristokratike”.

Ndërkohë, në kuadër të shkopit joshes, spekulohet se nuk është përjashtuar as ndarja e çmimit Nobel në nëntor, për të dhe Vuqicin. Kuptohet, fitimi i këtij çmimi prestigjioz ka edhe shumë procedura tjera. Dhe a do të ndodhë mbetet të shihet. Mirëpo, një mundësi e tillë, që kur është prezantuar palëve si pjesë e pakos se përfitimeve nga nënshkrimi i marrëveshjes, nuk është se nuk e ka tunduar edhe kryeministrin e Kosovës.

E vetëm mund të imagjinohet se çfarë pasoja mund të ketë për Kosovën dhe historinë e saj ky skenar. Në kohën kur drejtuesit e luftës çlirimtare po përballen me akuza për krime lufte, ish-ministri i propagandës së Milosheviqit se bashku me kryeministrin e Kosovës mund të dekorohen me këtë kurorë ndërkombëtare.

Çfarë kuptimi më ka kërkesa për kërkim falje nga Serbia? Sepse kjo i bie që paqen e paskan prishur ata burra që janë në Hagë, kurse më në fund u gjetën mirëmbajtsit e paqes së përjetshme kantiane.

JU REKOMANDOJMË

A është Kurti budalla
Opinione

A është Kurti budalla

01/06/2023 - 15:27
Qeveria teknike si shpëtim!
Opinione

Qeveria teknike si shpëtim!

31/05/2023 - 14:42
Ramiz Lladrovci: Të lumtë Edi Rama!
Opinione

Ramiz Lladrovci: Të lumtë Edi Rama!

30/05/2023 - 21:37
Diplomati që shënon një shekull
Opinione

Diplomati që shënon një shekull

29/05/2023 - 20:25
SHBA-ja ka nevojë për një qasje të re në politikën e jashtme
Opinione

SHBA-ja ka nevojë për një qasje të re në politikën e jashtme

24/05/2023 - 17:41
Shkruan Gerina Mullaj: Një burrë i vërtetë mban mirë gruan dhe dashnoren
Lifestyle

Shkruan Gerina Mullaj: Një burrë i vërtetë mban mirë gruan dhe dashnoren

23/05/2023 - 19:58

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ishte duke pirë kafe, ekzekutohet me armë një 19 vjeçar

    Plagoset një person në Skenderaj, policia jep detaje

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ja kush është Dusan Obrenoviq, i arrestuari për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Protesta tek Ura e Ibrit, qytetarët e mbledhur këndojnë “Jo nuk ndahet Mitrovica”

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pamje të rënda: Sulmohen dy shqiptarë në veri, Policia i dërgon në spital

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • LAJMI I FUNDIT: Hovenier takohet me Kurtin

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë