Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkruan Berat Buzhala: A ka fillu Lufta e Tretë Botërore?

16/06/2025 - 15:48
në Opinione
A A
“Milani është njëfarë Bin Ladeni i Ballkanit” – Ku i mori Berat Buzhala përgjimet Kusari-Radoiçiqi?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Fatmirësisht, Ballkani nuk po duket territor interesant me u përfshi në këto lëvizje të mëdha globale, përkundër faktit që liderthët autokratë të rajonit tonë, me gjasë po i xhelozojnë pak këto zhvillime globale.

***

A ka fillu hala Lufta e Tretë Botërore, ajo luftë në të cilën janë të përfshira shtetet më të fuqishme të botës, ose në disa prej tyre, ne disa kontinente quhet Luftë Botërore. Pak a shumë, ky është definicioni i luftërave botërore.

Teknikisht, historia njeh dy luftëra botërore, praktikisht vetëm Lufta e Dytë Botërore i plotëson kushtet të quhet luftë e tillë sepse aty patën marrë pjesë ushtarakisht, Rusia, Amerika, Britania, Japonia, Kina dhe shumica e vendeve evropiane.

Lufta e Parë Botërore, pati filluar si një zënkë. Një djalë i ri serb, e pati vrarë një aristokrat austriak në rrugët e Sarajaveës duke i hapur pastaj rrugët e ferrit për kontinetin evropian.

Kurse, Lufta e Dytë Botërore ka fillu kur tanket e Gjermanisë kanë filluar të futen në Poloni.

Dikush thotë, nuk ka luftë të parë e të dytë, e gjitha është Luftë e Parë Botërore.

I kam dëgju gjeneratat e reja, duke pyetur, a është kjo Lufta e Tretë Botërore?

Ende jo! Por, nëse konflikti eskalon, do të dalin historianët dhe të thënë se Lufta e Tretë Botërore ka filluar ditën kur ushtarët rusë janë futur në Ukrainë, ose në ditën kur Hamasi e ka kapërcyer gardhin dhe ka hyrë në Izrael ose kur Izraeli e ka sulmuar me armë Iranin.

Njëra, prej këtyre momenteve.

Në dukje të parë, zhvillimet e fundit nuk janë domosdo të lidhura me njëra-tjetrën, por ja që janë.

Bota është e ndarë në dy boshte: Rusia, Kina, Irani, Koreja e Veriut në njërën anë, Amerika, Japonia, Koreja e Jugut, BE-ja në boshtin tjetër.

Pastaj, janë disa vende që hanë me dy lugë si India, Brazili e deri diku edhe Afrika e Jugut. Bie fjala, India është edhe me Izraelin edhe me Rusinë, por për inat të Pakistanit, nuk është me shtetet që kanë shumicë myslimane.

Kurse Arabia Saudite, kallauzi i vendeve myslimane sunni, e sheh Iranin si kundërshtarin kryesor në rajon, por për shkak të opinionit të brendshëm, nuk guxon të duket sikur gëzohet kur Izraeli e sulmon.

Përveç tjerash, me Iranin i ‘shtyjnë brinat’ edhe në Jemen.

Pak a shumë e njëjta situatë është edhe në Turqi. Le të thotë çka të dojë Erdogani, por Erdo shtyhet me Iranin për ndikim në Siri, deri dje ndikimin aty e ka pasë Irani, e sot e ka Turqia.

Kurse Egjipti, qendra tjetër e fortë islame, ende po i lëpien plagët nga Aventura me Vëllazërinë Islame.

A ka rrezik të zgjerohet konflikti, në mënyrë që ne të kemi privilegjin, e të jemi dëshmitarë të një Lufte Botërore, të përmasave të mëhershme.

Pak vështirë me besu, sepse nëse ndodhë diçka e tillë, nuk do të mbetet më kurrkush të tregojë se çka ka bë vaki.

Në Luftën e Dytë Botërore, shtetet që kanë luftuar me njëra-tjetrën, e kanë përdorë krejt arsenalin ushtarak kundër njëra-tjetrës.

Kurse, nëse sot, përdoret krejt arsenali kundër armiqve, kjo do të thotë se nuk ka më Champions League, por merr fund jeta e njeriut në tokë.

Prandaj, shtetet e fuqishme po luftojnë kundër njëra-tjetres, me të ashtuquajturit ‘proxy’ me bedela, sepse nuk janë të gatshëm t’i fusin ushtarët e tyre, kundër njëri-tjetrit.

Pra jo, nuk ka filluar Lufta e Tretë Botërore, por thjeshtë Fuqitë e Mëdha nuk po pajtohen me pozitat aktuale që kanë, po kërkojnë riakomodim të pozicioneve.

Kina, deri dje nuk kishte ambicie serioze në politikën e jashtme. Me rritjen ekonomike, iu ka rritë edhe ambicia.

Mirëpo, Kina e di, se askush nuk e merr aq seriozisht, nëse nuk e merr bile Tajvanin. Kurse miqësia e Kinës me Rusinë, nuk është aq stabile dhe e pathyeshme sa duket.

Këto dy megashtete, luftojnë për influencë përgjatë gjithë kufirit të tyre, që është i gjatë rreth 5.000 kilmetra.

Pra, Kina po kërkon më shumë rol në këtë botë, Rusia po kërkon ta kthejë rolin që kishte në këtë botë kurse Amerika po lufton ta mirëmbajë rolin që mori në këtë botë, pas rënies së Murit të Berlinit.

Bota vazhdon të jetë unilaterale, me Amerikën në qendër.

Kina po kërkon të jetë dypolëshe, Rusia tri.

BE në anën tjetër, është më shumë supermarket sesa shtet.

Loja veç sa ka filluar. Ajo çka ka ndodhur deri dje, mes Rusisë dhe Ukrainës, duket si lojë e fëmijëve mes asaj çka po ndodhë sot mes Iranit dhe Izraelit kurse kjo e fundit, mund të duket lojë e fëmijëve mes asaj se çka mund të ndodhë mes Kinës dhe Tajvanit apo në mes të dy Koreve.

Fatmirësisht, Ballkani nuk po duket territor interesant me u përfshi në këto lëvizje të mëdha globale, përkundër faktit që liderthët autokratë të rajonit tonë, me gjasë po i xhelozojnë pak këto zhvillime globale.

JU REKOMANDOJMË

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë
22/06/2026 - 16:38

Ky debat rreth qytetarëve shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë që vijnë në protestë është shumë hipokrit. Përpjekja e Edi Ramës për t’i distancuar ata...

Më shumëDetails

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës
20/06/2026 - 21:52

Analisti politik Lulzim Peci ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj projektit të gazit amerikan, duke e cilësuar atë si “aventurën më të madhe politike që nga...

Më shumëDetails

Si mund ta ripërcaktojë energjia rolin e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor

Maliqi: Një Serbi nën ndikimin dhe varësinë prej NATO-s dhe BE-së është mbi të gjitha në interes të Kosovës
20/06/2026 - 15:47

Shkruan: Agon Maliqi Që nga momenti kur administrata Trump mori detyrën në janar të 2025-ës, vëzhguesit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë kanë pyetur veten nëse politika e...

Më shumëDetails

Cila është e vërteta për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike dhe rolin e “SHOQËRISË CIVILE “

11/06/2026 - 14:09

Shkruan: Muhamet Mustafa CILA ËSHTË E VËRTETA PËR NDËRTIMIN E KAPACITETEVE TË REJA ENERGJETIKE DHE ROLIN E “SHOQËRISË CIVILE “ Çka parashihte “Strategjia e zhvillimit te energjisë 2005-2015”...

Më shumëDetails

DITA BOTËRORE E MJEDISIT

DITA BOTËRORE E MJEDISIT
05/06/2026 - 11:03

Shkruan: Msc. Labinot Smakaj  I. Një shoqëri mund të mbijetojë përkohësisht edhe pa stabilitet politik dhe ekonomik, por nuk mund të mbijetojë pa ujë të pastër, ajër të...

Më shumëDetails

Shukrije Obërtinca, 16-vjeçarja që dha jetën për lirinë e Kosovës

Shukrije Obërtinca, 16-vjeçarja që dha jetën për lirinë e Kosovës
03/06/2026 - 12:07

Shkruan: Albina Dajaku: Vajza e re nga Fushë Kosova, ajo që la pas bankat e shkollës, dëshirën për mjekësi, kursin e frizerisë dhe ëndrrat e tjera e u...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mërgimtarja nga Kosova humb jetën në një aksident

    Mërgimtarja nga Kosova humb jetën në një aksident

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Fadil Hadergjonaj përfshihet në debatin e brendshëm të LDK-së, ky është qëndrimi i tij

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • 4 projekte infrastrukturore, Basha njofton vendimet e qeverisë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Deschamps largohet urgjentisht nga kampi i ekipit kombëtar francez

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë