Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Netanyahu paralajmëron Hezbollahun: Do të vazhdojmë të shkatërrojmë infrastrukturën në Libanin jugor

14/09/2026 - 19:20
në Lajme
A A
Netanyahu paralajmëron Hezbollahun: Do të vazhdojmë të shkatërrojmë infrastrukturën në Libanin jugor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se Izraeli do të vijojë operacionet ushtarake kundër infrastrukturës së Hezbollahut në Libanin jugor, duke deklaruar se “ka ende punë për të bërë”.

Në një deklaratë me video, Netanyahu tha se ushtria izraelite ka goditur pozicione të Hezbollahut në zonat e Beaufort dhe Ali Taher, duke i cilësuar operacionet si “një tjetër fitore të madhe” ndaj organizatës së armatosur libaneze.

“Ne shkatërruam fortesën e saj kryesore terroriste në Beaufort Ridge dhe Ali Taher Ridge”, deklaroi Netanyahu, duke pretenduar se objektivat e goditura ishin pjesë e kapaciteteve ushtarake të Hezbollahut në jug të Libanit.

Netanyahu: Politika jonë është e qartë

Kryeministri izraelit theksoi se Izraeli nuk planifikon të ndalë operacionet në atë që e cilëson si “zonë sigurie” në Libanin jugor.

“Politika jonë është e qartë: ne do të vazhdojmë të shkatërrojmë infrastrukturën terroriste në zonën e sigurisë në Liban”, tha ai.

“Ne do të vazhdojmë të eliminojmë çdo kërcënim për Izraelin”, shtoi Netanyahu.

Deklaratat vijnë pas raportimeve për shkatërrimin e strukturave nëntokësore të Hezbollahut në zonën e Ali Taher, të cilat Izraeli i konsideron me rëndësi strategjike për aktivitetin ushtarak të organizatës në Libanin jugor.

Paralajmërimi për një sulm të ri

Netanyahu lëshoi gjithashtu një paralajmërim të drejtpërdrejtë për kundërshtarët e Izraelit, duke thënë se çdo përpjekje për të sulmuar sërish vendin do të përballet me një përgjigje më të ashpër.

“Nëse ende nuk e keni mësuar mësimin tuaj dhe vendosni të na sulmoni përsëri, do të merrni goditje edhe më të rënda”, deklaroi ai.

Në përfundim të mesazhit, kryeministri izraelit nënvizoi se operacionet ushtarake nuk kanë përfunduar.

“Ka ende punë për t’u bërë dhe, me vullnetin e Zotit, ne do ta përfundojmë atë”, tha Netanyahu.

Deklaratat e tij sinjalizojnë vijimin e presionit ushtarak izraelit ndaj Hezbollahut në Libanin jugor, në një kohë kur tensionet në rajon mbeten të larta. /Panorama

JU REKOMANDOJMË

Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia

Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia
28/11/2026 - 02:09

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën, ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandimit me mallra në brezin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku janë sekuestruar 191...

Më shumëDetails

Kurti: Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s

Kurti: Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s
28/11/2026 - 02:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria synon të investojë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë mandatit aktual, duke theksuar se Forca e...

Më shumëDetails

Hoti për Vjosa Osmanin: Deklaratat e saj e kanë humbur çdo relevancë publike

Hoti për Vjosa Osmanin: Deklaratat e saj e kanë humbur çdo relevancë publike
27/11/2026 - 22:36

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani, duke e bërë atë përgjegjëse për një pjesë të madhe të rezultatit zgjedhor të...

Më shumëDetails

Dimri “pushton” Kosovën këtë vikend: Reshje bore dhe temperatura deri në -5°C

Dimri “pushton” Kosovën këtë vikend: Reshje bore dhe temperatura deri në -5°C
27/11/2026 - 22:10

Kosova gjatë fundjavës do të përfshihet nga masa të ftohta ajrore, të cilat do të sjellin ulje të temperaturave, vranësira dhe reshje shiu e bore, sipas Institutit Hidrometeorologjik...

Më shumëDetails

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës Terezë?” – Përparim Rama kërkon llogari nga Policia

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës Terezë?” – Përparim Rama kërkon llogari nga Policia
27/11/2026 - 22:04

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi sonte u pengua vendosja e muralit kushtuar Nënës Terezë në kryeqytet, ndonëse Komuna kishte dhënë leje për këtë, raporton...

Më shumëDetails

Deklarohet KFOR-i për vizitën e ushtarakëve serb në Kosovë

Deklarohet KFOR-i për vizitën e ushtarakëve serb në Kosovë
27/11/2026 - 21:30

KFOR-i ka dhënë sqarime lidhur me takimin e mbajtur në kampin “Film City” në Prishtinë me pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë, në kuadër të Komisionit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • I shkolluar ushtarakisht në ShBA dhe Britani: Kush është Enver Cikaqi, gjenerali që pritet të marrë drejtimin e Ushtrisë së Kosovës?

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Parashikimi i motit për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • 16 kushtet që Specialja ia vendosi Jakup Krasniqit për ta vizituar gruan e sëmurë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë