Superliga e Kosovës do të rikthehet në pasditën e sotme me shumë ndeshje interesante.
Në kuadër të javës së 35-të, elita e futbollit kosovar sjell sot pesë ndeshje.
Kryendeshja e kësaj xhiro do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në kryeqytet, Prishtina është nikoqire e Dritës në pasditën e sotme.
Në ndeshjet tjera, Drenica përballet me Ballkanin, Dukagjini e pret Llapin, Gjilani është nikoqir i Malishevës dhe Ulpiana sfidon Feronikelin.
Pesë ndeshjet e sotme luhen nga ora 15:00.
Kompania e madhe e basteve, “bet365” ka publikuar kuotat për vetëm tri ndeshjet e sotme, duke anashkaluar dy sfidat Ulpiana – Feronikeli dhe Drenica – Ballkani.
Për më shumë, shikoni fotografinë e mëposhtme./FrontOnline/