Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ngriti zërin në orën më të ligë për Kosovën, pardje u plagos rëndë

18/08/2022 - 13:45
në Opinione
A A
Blerim Latifi: Nëse nuk ish derdh gjaku i UÇK-së, sa për Rugovën kishim përfunduar në autonomi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pranverë e vitit 1999. NATO ka filluar sulmet mbi caqet e ushtrisë serbe për të ndaluar fushatën e krimeve të saj mbi popullin shqiptar në Kosovë. Millosheviqi jep urdhërin fatal: spastrimin total etnik të Kosovës. UÇK e mbetur pa armatime bën të pamundurën të rezistojë. Kosova ndodhet në orën më të ligë të historisë së saj, në orën e gjenocidit.

Shkruan: Blerim Latifi

Mijëra kilometra larg skenave të kësaj tragjedie një intelektual i kalon netët dhe ditët e tij i mbyllur në një shtëpi, e cila prej vitesh ruhet nga njësi të veçanta të policisë britanike. E kanë kërcënuar t’i marrin jetën për shkak të një libri që ka botuar 11 vjet më parë.

Ai rri në dhomë duke shikuar në televizor lajmet nga bota. Kryelajmi është gjendja në Kosovë: fshatra që digjen, masakra gjithandej, trena që bartin të dëbuarit drejt kufirit maqedon, kolona të pafundme me gra, pleq e fëmijë që dëbohen drejt Shqipërisë. Tym, gjak dhe lot. Kosova po jep frymën e fundit nën thikën serbe.

Intelektuali ngrihet. Ndihet i revoltuar nga ajo që po sheh. Ndërgjegjja i thotë se duhet të bëj diçka.

Por çfarë mund të bëj ai?

Nuk është ushtar që të rrëmbej pushkën. As shtetar që të marrë një vendim politik. Është vetëm shkrimtar. Armët e tij të vetme janë lapsi dhe fama ndërkombëtare që gëzon. Ai vendos t’i përdorë ato. Ulet dhe shkruan. Fjalitë e tij janë plot revoltë dhe mllef. Ai shprehet i revoltuar me një koleg të tij i cili ka dalë në mbështetje të Millosheviqit. E quajnë Peter Handke. Si është e mundur një shkrimtar kaq i njohur të vihet në mbrojtje të kasapit të Ballkanit? Intelektuali nuk përmbahet. E quan idiot Handken. E propozon për t’i dhënë çmimin e të marrit të vitit.

Ai ndihet i revoltuar edhe me NATO’n. I duket se bombardimi i Serbisë nuk po shkon siç duhet. Ka frikë se NATO do të konfuzohet dhe do t’i braktis shqiptarët e Kosovës. Kërkon që fushata e bombardimeve të intensifikohet. Millosheviqi dhe makineria e tij e luftës duhet të ndalohet, qoftë edhe nëse për këtë kërkohet që trupat e NATO’s të hyjnë në Beograd dhe të arrestojnë atë.

Intelektuali reagon i mllefosur edhe ndaj opinioneve që e lidhin zbrazjen e Kosovës me frikën nga bombardimet. I quan ato shfajësime idiotësh që duan t’i shfajësojnë krimet e milicisë dhe ushtrisë serbe.

Intelektuali e përfundon shkrimin e tij dhe ua dërgon gazetave. Të nesërmen ai botohet gjithandej shtypit perëndimor.

Intelektuali quhej Salman Ruzhdie. Pardje ai u plagos rëndë nga një militant fanatik i ajatollahëve të Iranit. Intelektualë e shtetarë nga e gjithë bota reaguan me indinjatë ndaj këtij krimi. Vetëm në Kosovë askush, në Kosovën për të cilën ai ngriti zërin në orën më të ligë të saj. Dhe kjo flet shumë për krizën e madhe që ka goditur ndërgjegjën tonë kolektive.

JU REKOMANDOJMË

Mbreti i popullit

Mbreti i popullit
28/08/2026 - 21:51

Shkruan: Petrit Selimi Mbreti Harald V i Norvegjisë u nda nga jeta. Gjatë luftës në Kosovë, ai tregoi dhembshuri të thellë ndaj refugjatëve kosovarë, si pjesë e një...

Më shumëDetails

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
28/08/2026 - 19:15

Vdekja e gjeneralit famëkeq, arkitektit te Srebrenicës dhe akterit gjenocidial – Ratko Mladic ndodhi në një kohë interesante. Në Serbi po bëhen gati për zgjedhje dhe nuk do...

Më shumëDetails

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
22/08/2026 - 11:56

Shkruan: Adri Nurellari Rikthimi i debatit për të ashtuquajturin “shtet bektashi” dëshmon qartë se si absurdi mund të riciklohet vazhdimisht në mënyrë kokëfortë, derisa të pranohet e të...

Më shumëDetails

A po mendon Lumiri se është ekzorcist?

Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
19/08/2026 - 18:17

Për disa javë me radhë, Lumir Abdixhiku dhe miku i tij i ri, Albin Kurti, janë takuar për ta gjetur një formulë bashkëpunimi për krijimin e institucioneve. Mundësitë...

Më shumëDetails

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë
17/08/2026 - 13:36

Shkruan: Maro Baze Zjarri në një hotel në qendër të Vlorës dhe kundërpërgjigjja e dobët ndaj tij është një aksident që ka shkaktuar, deri tani, së paku pesë...

Më shumëDetails

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?
10/08/2026 - 11:06

Shkruan Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë