Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një Kryeministër antiamerikan, nuk mund t’i kryej detyrat kushtetuese

29/01/2023 - 21:08
në Opinione
A A
Tregime me rusë dhe dy Serbi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Specialiteti i popullizmit të Albin Kurtit është kthimi i kokës prapa dhe “zbulimi” e etiketimi i armiqve, që kinse po e rrëmojnë shtetin. Vërtet “shteti i Albin Kurtit” është veç synim iluziv, ndërsa shtetin kosovar si subjekt të mardhënieve ndërkombëtare, ai po mësynë ta shpërbëjë.

Nga Halil Matoshi

Winston Churchill thoshte se politika më e mirë e jashtme është ta nxjerrësh keq kundërshtarin para Fuqive të

Mëdha. Këtë po e arrin Aleksandar Vučić kundrejt Albin Kurtit.

Kurti më në fund e pranoi me gojë të vet se ka përplasje me amerikanët! “Amelika. Amelika” nuk paskësh qenë vetëm shtrembërim cinik i emrit të shtetit sponzor të lirisë së Kosovës, nga vet ai, por mëshefje e karshillëkut të tij me “hegjemoninë qëllimmirë” (Habermas), ShBAnë.

Kurti i tha DW se “jemi paralajmëruar për mundësinë e zvogëlimit të mbështetjes ndërkombëtare”, dmth. antiamerikanizmi i tij tashmë është fakt publik e jo vetëm përgojim i opozitës.

Kurti e hapi ‘Kutinë e Pandorës’ kur tha: “Amerkanët nuk më ftuan në takimin për Asociacionin!” E liderit që e izolojnë amerikanët, do të duhej t’ia kthenin kurrizin edhe kosovarët. Porse, Kurti në masë të madhe ka arritur t’ua tjetërsojë realitetin atyre, duke u dhënë për këmbim një realitet paralel virtual që shtetin e trajton si diçka personale, madje ai i ka personalizuar edhe raportet me Presidentin serbian Aleksandar Vučić dhe me aleatët e Kosovës!?

Prandaj ai duhet të ndalet sot.

Para se t’i bëjë shtetit zarare të pandreqshme.

Nëse Kurti mund ta argumentojë të kundërten, pra mirëmbajtjën e aleancave, bravo i qoftë!

Por jo. “Diçka është e kalbur në Mbretërinë e Danimarkës”, kjo fjali e Marcellus-it Horacit, pasi Hamleti ndjek Fantazmën, Liv, dëshmon një gjendje fantazmogorike të kryeministrit kosovar.

Ose sëpaku rrethuar më fantazma!

Kryeministri Kurti e di me saktësi se presionin ndërkombëtar që ka ra mbi të, e kanë përjetuar të gjithë paraardhësit e tij. Porse mban qëndrim të padrejtë dhe abuziv ndaj tyre.

Poashtu, ai e di ashiqare se, që nga Marrëveshja e Rambouillet-së e deri tek Statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë janë shkruar nga ekspertët më të mirë që punojnë për Qeverinë amerikane dhe për Qeveritë europerëndimore. Të tilla ishin Pakoja Ahtisaari, Deklarata e Pavarësisë, Kushtetuta e Kosovës dhe Ligji për Gjykatën Kushtetuese, verdikti i GjND si dhe Marrëveshja e parë e Brukselit (2013) dhe e dyta e parimeve (2015), ato pra nuk janë Marrëveshje të këqija të regjimit të kaluar.

“Partnerët alternativë” të Gabriel Escobar-it, nga njerëzit e Kurtit kastile po damkosen me vulën e tradhtarit, pa iu dridh çerpiku dhe pa e matur peshën diplomatke të vendimeve të Kurtit, ngase “jo” e Kosovës ShBAsë është interesi imediat i Serbisë dhe veçmas Rusisë!

Kryeministrit kosovar po i rrënohet para syve bota e tij iluzore e “njeriut të historisë”, sepse i ballafaquar me realpolitikën, ai po rrëshqet prej gabimi në gabim.

Duke mos qenë i gatshëm për kompromis, më parë e shpërbën shtetin që e drejton, se sa iluzionin e bashkimit të shqiptarëve në një shtet etnik, të mbështjellë me ideologji leniniste.

Aq i bën atij për Kosovën shumëetnike, që aq dendur po e zë n’gojë!?

Në rendin kushtetues të Kosovës, Asociacionin duhet ta DEKRETOJË kryeministri, (duke ia nënshtruar mbikqyrjës së Gjykatës Kushtetuese) sepse asnjë mekanizëm tjetër shoqëror nuk mund të marr zotime të karakterit shtetëror që kanë të bëjnë me marrëveshjet ndërkombëtare.

Kurti me krijimin e një realiteti të ri në veri të vendit – ku ka më pak Kosovë – mësynte ta krijonte një mekanizëm mbrojtës para votuesve të tij, për themelimin e Asociacionit, për ta shitur si mekanizmin e fundit për ruajtjën e tokës kushtetuese!?

Kurti është në siklet, si do ta arsyetojë pranimin eventual të ‘Zajednicës’, kundër të cilës ka bërë beteja rrugësh, me tërbim.

Ai e ka krijuar një të vërtetë alternative për këtë obligim të Kosovës, duke e manipuluar popullin e Kosovës me shtrembërim të përmbajtjës së atij entiteti, me ndajshtime të paqena e dashakeqe të prerogativave që kurrë askush nuk i ka negociuar as nënshkruar.

Kurti projektonte në ‘Zajednicë’ synimet e Beogradit për një “Republika Srpska” të dytë, por kurrë nuk e fliste realitetin, e sidomos jo faktin se Asociacioni buron nga Pakoja, që është pranuar si këmbim për pavarësinë kombëtare të Kosovës.

Parimet e Përgjithshme duhej të korrektoheshin sipas verdiktit të Kushtetueses, por Kurti e shpërfilli këtë, duke e shmangur detyrimin shtetëtor.

Tashti, i izoluar nga aleatët e Kosovës, Albin Kurti i mbushur mllef, po bëhet i rrezikshëm, madje perëndimorët po e cilësojnë si një egomaniak kokëfortë.

Sa mund të kryej detyrat kushtetuese një kryeministër kosovar, i cili shpërfillë aleatët e Kosovës – sponsorët e lirisë kombëtare të saj – lë ta mendojnë secili qytetar e veçmas mbështetësit e tij. Secilën fyerje të militantëve të Kurtit ndaj emisarëve të ShBAsë dhe BEsë Serbia do ta peshonte me ar.

Armiqt e vërtetë të Kosovës nuk janë mediat as opozita, kinse puçistat – që duan ta rrëxojnë Kurtin – por pikërisht këta që shajnë aleatët e Kosovës në rrjete sociale dhe kudo që mbërrijmë.

Këta janë llymi.

Kurti ka ndejt me shpatën zhveshur kundër Paketës Ahtisaari (i ka në qafë Mon Balajn e Arben Xheladinin!) tashti po e luan mbrojtësin e saj, poashtu me shpatë.

“Kush rron nga shpata, nga shpata vdes” (Ungjilli sipas Mateut, 26, 26:52.)

JU REKOMANDOJMË

Mbreti i popullit

Mbreti i popullit
28/08/2026 - 21:51

Shkruan: Petrit Selimi Mbreti Harald V i Norvegjisë u nda nga jeta. Gjatë luftës në Kosovë, ai tregoi dhembshuri të thellë ndaj refugjatëve kosovarë, si pjesë e një...

Më shumëDetails

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
28/08/2026 - 19:15

Vdekja e gjeneralit famëkeq, arkitektit te Srebrenicës dhe akterit gjenocidial – Ratko Mladic ndodhi në një kohë interesante. Në Serbi po bëhen gati për zgjedhje dhe nuk do...

Më shumëDetails

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
22/08/2026 - 11:56

Shkruan: Adri Nurellari Rikthimi i debatit për të ashtuquajturin “shtet bektashi” dëshmon qartë se si absurdi mund të riciklohet vazhdimisht në mënyrë kokëfortë, derisa të pranohet e të...

Më shumëDetails

A po mendon Lumiri se është ekzorcist?

Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
19/08/2026 - 18:17

Për disa javë me radhë, Lumir Abdixhiku dhe miku i tij i ri, Albin Kurti, janë takuar për ta gjetur një formulë bashkëpunimi për krijimin e institucioneve. Mundësitë...

Më shumëDetails

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë
17/08/2026 - 13:36

Shkruan: Maro Baze Zjarri në një hotel në qendër të Vlorës dhe kundërpërgjigjja e dobët ndaj tij është një aksident që ka shkaktuar, deri tani, së paku pesë...

Më shumëDetails

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?
10/08/2026 - 11:06

Shkruan Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë