Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar

23/11/2024 - 21:57
në Kryesore, Lajme
A A
BE: Planifikojmë që statusin e urës së Ibrit ta fusim në agjendën e bisedimeve në Bruksel
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deklarimet e presidentit Vuçiq se ushtria e tij është gati për të reaguar në përputhje me Marrëveshjen Ushtarako-Teknike të Kumanovës janë tentativë për të mbajtur gjallë ‘Serbinë e Madhe’, thonë njohësit e sigurisë në Kosovë.

“Ata do të tentojnë çdo herë që veriun e Kosovës ta aneksojnë në Serbi. Do të tentojnë çdo herë të bëjnë manovrime të ndryshme, qofshin ato terroriste apo krime të ndryshme për të mbajtur Kosovën në përgjithësi, e veriun në veçanti në tension”, tha për RTK-në ish-ushtaraku, Kadri Kastrati.

Megjithatë, sipas profesorit të shkencave të sigurisë, Avni Islami e gjithë kjo është në vazhdën e propagandës së një ish-ministri të Millosheviqit.

“Dhe ai po përpiqet të fitojë në kohë para se të fillojnë bisedimet serioze ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me ardhjen e presidentit Trump në krye të SHBA-së të gjithë po presin që çështja e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë të përfundojë sa më shpejt me njohje të ndërsjell mes vete”, tha Islami.

Së fundmi kryeministri Albin Kurti ngriti shqetësimin se fqinji verior i Kosovës e mendon hakmarrjen, e ka përpjekje për tensione. Një gjë e tillë edhe mund të ndodhë thonë njohësit, por jo në përmasa të një sulmi si ai në Banjska të vitit të kaluar.

“Me rastin e fundit të shtatorit të vitit të kaluar ata e kanë marrë një goditje të fuqishme nga shteti i Kosovës, ku janë kapur disa terroristë, disa janë vrarë dhe disa të tjerë janë në ndjekje prej gjykatave dhe do të dënohen qoftë edhe në mungesë, por besoj që faktori ndërkombëtar të bëjë presion që ata të ekstradohen në Kosovë. Mendoj se Serbia do të tenton edhe në të ardhmen, me grupe jo aq të mëdha, por me grupe më të vogla që t’i futet brenda Kosovës që të bëjë ndonjë manovrim bazuar në situatën qoftë ajo rajonale apo globale”, tha Kastrati.

Dy ditë më parë Ministria e Mbrojtjes së Serbisë pretendoi se një grup i policëve të Kosovës të armatosur rëndë kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare në fshatin Çirkoviq në Leposaviq, por Policia e Kosovës tha se janë të pavërteta pretendimet e autoriteteve serbe.

JU REKOMANDOJMË

Haki Abazi: “Lule Xhelin” e takova në SHBA, nuk e dija se ishte agjent i Lëvizjes Vetëvendosje

Abazi me akuza në drejtim të pushtetit: Me kancer po bëhet fushatë elektorale – gërrdi
03/08/2026 - 09:19

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi ka folur për herë të parë në detaje lidhur me takimin që kishte pasur me personin e njohur në rrjetet sociale si “Lule Xheli”, emri...

Më shumëDetails

Kjo është gruaja që u godit për vdekje nga treni në Pejë

Babai me dy fëmijët e mitur vdiqën në Malishevë si pasojë e zjarrit
03/08/2026 - 08:52

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Pejë, ku një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga treni. Burimet e Sinjalit bëjnë...

Më shumëDetails

Ngjarje e rëndë në Pejë, treni godet për vdekje një grua

Treni godet një veturë në zonën industriale në Prishtinë
03/08/2026 - 08:44

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Pejë. Rreth orës 05:32, teksa treni ishte nisur nga Peja në drejtim të Fushë Kosovës,...

Më shumëDetails

Për kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
03/08/2026 - 08:29

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e hënë. Sipas njoftimit, çmimi maksimal i...

Më shumëDetails

Egjipti dridhet nga një tërmet i fuqishëm

Tërmet në Shqipëri, lëkundet Tirana
03/08/2026 - 08:12

Një tërmet me magnitudë 5.6 ka tronditur Egjiptin në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar alarm te banorët në disa zona të vendit. Lëkundjet u ndjenë pranë...

Më shumëDetails

Edhe një i dyshuar, edhe një lokacion tjetër: Krejt çka ndodhi të dielën për varrezat masive të luftës së fundit

Prokuroria Speciale: Identifikohet një lokacion i dyshuar me mbetje mortore në Zubin Potok
03/08/2026 - 07:59

Dita e djeshme solli zhvillime të reja në hetimet për varrezat masive në komunën e Zubin Potokut. Autoritetet e Kosovës arrestuan një person të dyshuar për krime lufte...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inspektorati Shëndetësor zbulon shkelje të rënda në “Dini Dent” të Hajdin Rekaliut, ambulanca stomatologjike e ‘VIP-ave’ gjobitet me 5 mijë euro

    Inspektorati Shëndetësor zbulon shkelje të rënda në “Dini Dent” të Hajdin Rekaliut, ambulanca stomatologjike e ‘VIP-ave’ gjobitet me 5 mijë euro

    267 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Në zemër të Skenderajt nis ndërtimi i një hoteli luksoz, pritet të jetë ndër më të bukurit në rajon (Foto)

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • MINT publikon çmimet e derivateve, kaq kushton nafta sot

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Arrestimi i kosovarit në kufi me Hungarinë, çka thotë MPB-ja serbe?

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë