Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nobel për letërsi dhe post-e-vërteta

11/10/2022 - 13:37
në Opinione
A A
Tregime me rusë dhe dy Serbi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ne, sot dëgjojmë shumë shpesh frazën mirëseerdhët në botën e pas të vërtetës. Po çka në të vërtetë dmth. kjo dhe a po jetojmë në një epokë kur e vërteta është grirë?

Nga Halil Matoshi

Post -e- vërteta është gjendje e shoqërisë së informacionit që ka të bëjnë me, ose të tregojë rrethana në të cilat faktet objektive kanë më pak ndikim në formimin e opinionit publik, sesa ndjeshmërisë ndaj emocioneve dhe besimi personal.

“Liria e mendimit është një farsë, përveç nëse garantohet e vërteta dhe faktet mbesin të padiskutueshme”, shkruante Hannah Arendt.

Sa ka ndikim ky botëkuptim i Arendt në gjendjën post-të vërtetës?

A ekziston e vërteta (që duhet ta ruajmë) apo vetëm interpretimi? Kjo më nxiti, ashiqare të mendoj se si dhe me çfarë mjetesh a mekanizmash, një shoqëri njerëzore mundet ta mbrojë dhe garantojë të vërtetën faktike nga të vërtetat alternative?

“Nobel-i” për letërsi, ka kohë që “nuk nget” mas fiksionit (të mundshmës para dhe pas) por atyre që u intereson letërsia, akademikëve e kritikëve duket se po u intereson ruajtja e të vërtetës faktike (objektive) nga faktet alternative, si nënprodukte të post-të- vërtetës.

Çka ju flet Dario Fo me faktet e tij serioze (Teatrin politik) që e bëjnë publukun për të qeshur? Po Peter Handke që e pranon vet se vepra e tij është diskursive!?.

pavarësisht nëse Handke e cilëson një vepër fiction apo jo-fiction, teknika e tij mbetet pothuajse e njëjtë – toni diskursiv, rrëfimet gërvishtëse dhe asociative, këndvështrimi i brendshëm dhe subjektiv.

Por, nuk mund t’i heqim ndjesinë e thellë autoriale dhe sinqeritetin.

Tekstet e këngëve të Bob Dylan, nuk janë poezi, sepse, pa muzikën për t’i mbështetur ato, nuk e kanë atë thellësi të referencës dhe në rrafshin estetik nuk shquhen për refleksione që i përmbushin kriteret për t’u vlerësuar si letërsi.

Por janë aq të vërteta!?

A po na thotë sëfundi shkrimtarja franceze Annie Ernaux se lufta jonë e ardhshme duhet të jetë ajo e ruajtjës së të vërtetave faktike dhe së këtë mund ta bëjë vetëm njeriu i arsimuar, shoqëria e dijes?

Të gjithë këta, secili në mënyrën e vet janë edhe sociologë të së majtes dhe të ndikuar nga sociologu marksist Pierre Bourdieu.

Francezi nuk e pëlqeu emërtimin “teoricien social” sepse ai këmbëngul se ekzistonte një marrëdhënie thelbësisht e rëndësishme midis të dhënave empirike, metodave të kërkimit dhe “teorisë”.

Ai angazhohej në shqyrtimin e fushave të veçanta thelbësore të jetës shoqërore që ekzistonin në kohë dhe vende të veçanta, siç janë fushat e arsimit.

Nobelistja Annie Ernaux po e pranon se vepra e saj është ndikuar nga sociologjia e Bourdieu-s dhe nga ideja e dhunës simbolike: imponimi i vlerave dhe simboleve të klasës sunduese, të cilat pranohen si të ligjshme prej atyre që janë në pjesën e poshtme të diagramit të varësisë. Por a ka ndonjë lidhje midis idesë se ‘identiteteve predatore’ dhe zbulimit të emocioneve “të pakëndshme” në letërsinë e Ernaux?

Bourdieu, thotë nobelistja, ka ndryshuar këndvështrimin tonë mbi “klasat sociale” duke tejkaluar pikërisht idenë e klasave sociale. Sipas saj, para se Bourdieu të shpaloste idetë e tij, turpin nuk e shihnim të lidhur me përkatësinë tonë apo me një ambient të caktuar shoqëror, e kështu që mbetej pjesërisht e pashpjegueshme. Por, autorja franceze shorehë optimizin e saj së sociologu Mark sist na ka hapur një shteg të vetëdijes që të mundemi t’i shpjegojmë këto gjendje shpirtërore dhe kjo është çliruese. Me këtë, nobelistja e pranon njëfar integrizmi të letërsisë me sociologjinë, të kuptosh jetën dhe ta thuash përmes dijes sociologjike secilën ndjenjë dhe përmes

gjuhës, pra letërsisë të ruash kontaktin emocional me realitetin. Kjo dmth. të flasësh pa autocensurë (si shtrëngesë e përgjegjësisë sociale) e turp, thjesht e qartë për trupin, sëmundjën, seksualitetin, përmbushjën, dhembjën, frikën dhe pasionet e nji femre pa retush, pa moralizim romantik, kjo është letërsi Nobel!

Ernaux mendon qysh të shpëtohen do copa të të vërtetave të jetueme, nëse jo e vërteta e plotë faktike?

Kjo është çështja.

Temat kryesore të letrave të Ernaux janë: trupi dhe seksualiteti; marrëdhaniet intime, pabarazia sociale dhe përvoja e ndryshimit përmes arsimimit; koha dhe kujtesa; si dhe pyetja gjithëpërfshimëse se si të shkruhen këto përvoja jetësore. Në veprën e saj përvojat më personale, më intime – qofshin të pikëllimit, pasionit, abortit të paligjshëm, sëmundjes ose perceptimit të kohës – kuptohen gjithmonë si të përbashkëta nga të tjerët dhe reflektuese e sociale, politike. Por kjo nuk dmth. se shkrimi diskursiv jo-fiction nuk është letërsi – zatën Winston Churchil ka fitu Nobel për letërsi. Dhe Elias Canneti, që është mbi çdo gjë tjetër dijetar, por që shkruan bukur.

Sot, jetojmë në një epokë të rrëshqitshme në rrafshin vleror, sepse arsimimi klasik po zëvendësohet me forma kreative (mësimi online si masë anti COVID), mirëpo si të arrihet që të ruhet e garantohet e vërtetat faktike për dhembjen njerëzore dhe zhbërjen e njeriut, copëtimin dhe fragmentarizumin e mendjës njerëzore?

Si të garantohet dhe ruhet e vërteta për Holokaustin, spastrimin etnik dhe gjenocidin serb në ish Jugosllavi, sakatimin trupor të femrave në Somali e Sudan nga Boka Haram e Vëllaëria islame, vrasja e grave të reja për shaminë nga pushteti teokratik në Iran!?

Deri tek lufta e Vladimir Putin-it kundër Ukrainës, duke e prodhuar të vërtetën alternative se po lufton kundër nacistëve!?

Duke iu referuar Holokaustit dhe tendencave për ta krijuar një të vërtetë alternative për të,

Ludwig Vitgenstein shkruan:

“Për atë për të cilën nuk mund të flasim, duhet të heshtim” që në Enciklopedinë e Filizofisë së Standfordit shpjegohet si: Ajo për tëvcilën nuk mund të flasim duhet ta kalojmë në heshtje.

Wittgenstein e sheh botën si të përbërë nga fakte.

Faktet janë gjendje ekzistuese të gjërave dhe gjendjet e gjërave, nga ana tjetër, janë kombinime objektesh.

Kjo do të thotë se gjendjet janë ose aktuale (ekzistente) ose të mundshme. Është tërësia e gjendjeve të gjërave – aktuale dhe të mundshme – që përbën tërë realitetin.

Të ruhet ky realitet objektiv nga çoroditja performative dhe realitetit paralele të pas-të-vërtetës. Kjo është çështja.

Megjithatë, dijet moderne humane janë kryesisht të pasigurta për të vërtetën përfundimtare,, por shkenca jep qartësi se disa pohime nuk janë të vërteta.

Filozofi i njohur Karl Popper e quajti këtë falsifikueshmëri: aftësia e një pretendimi për t’u kundërshtuar nga provat.

Por letërsisë nuk i interesojnë provat! Si të garantojë ajo të vërtetën e qenies përgjithësisht dhe asaj njerëzore posaçërisht. Duke mos e afektuar gjuhën e letërsisë me gënjeshtrën dhe hipokriten.

Duke is thënë lexuesit ato të vërteta suprême që akëcili autor ka arritë t’i njohë e t’i ruaj të pakorrumptuara, me sinqeritet.

JU REKOMANDOJMË

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën
25/06/2026 - 15:13

Opinion nga Ulsi Manja Raporti i Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit ngre pikëpyetje serioze mbi pavarësinë, paanshmërinë dhe standardet...

Më shumëDetails

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë
22/06/2026 - 16:38

Ky debat rreth qytetarëve shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë që vijnë në protestë është shumë hipokrit. Përpjekja e Edi Ramës për t’i distancuar ata...

Më shumëDetails

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës
20/06/2026 - 21:52

Analisti politik Lulzim Peci ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj projektit të gazit amerikan, duke e cilësuar atë si “aventurën më të madhe politike që nga...

Më shumëDetails

Si mund ta ripërcaktojë energjia rolin e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor

Maliqi: Një Serbi nën ndikimin dhe varësinë prej NATO-s dhe BE-së është mbi të gjitha në interes të Kosovës
20/06/2026 - 15:47

Shkruan: Agon Maliqi Që nga momenti kur administrata Trump mori detyrën në janar të 2025-ës, vëzhguesit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë kanë pyetur veten nëse politika e...

Më shumëDetails

Cila është e vërteta për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike dhe rolin e “SHOQËRISË CIVILE “

11/06/2026 - 14:09

Shkruan: Muhamet Mustafa CILA ËSHTË E VËRTETA PËR NDËRTIMIN E KAPACITETEVE TË REJA ENERGJETIKE DHE ROLIN E “SHOQËRISË CIVILE “ Çka parashihte “Strategjia e zhvillimit te energjisë 2005-2015”...

Më shumëDetails

DITA BOTËRORE E MJEDISIT

DITA BOTËRORE E MJEDISIT
05/06/2026 - 11:03

Shkruan: Msc. Labinot Smakaj  I. Një shoqëri mund të mbijetojë përkohësisht edhe pa stabilitet politik dhe ekonomik, por nuk mund të mbijetojë pa ujë të pastër, ajër të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Lista e zezë e SHBA-së: Ja subjektet nga Kosova që janë nën sanksione, nga Zvonko Veselinoviq e deri te Naser Kelmendi

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Kraki reagon për kodin e veshjes në Komunën e Mitrovicës të vendosur nga Peci: “Komuna s’mund t’u imponojë rregulla qytetarëve”

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Deshi ta sulmonte Qosjen, u bë profesor e akademik nga partia”, shkrimtari me akuza të rënda kundër Kujtim Shales

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ish shefi i kabinetit të Kurtit rehatohet në pozitë të rëndësishme shtetërore

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë