Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Nuk mendoj se vdes pa asnjë mëkat”: Kjo është letër-porosia e fundit që Rexhep Qosja i la nipit të vet

23/04/2026 - 18:06
në Lajme
A A
“Nuk mendoj se vdes pa asnjë mëkat”: Kjo është letër-porosia e fundit që Rexhep Qosja i la nipit të vet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në llogarinë zyrtare të shkrimtarit tashmë të ndjerë, Rexhep Qosja, është publikuar letra që ai kishte shkruar në vitin 2016, e ku i kishte lënë amanetet e tij për nipin, Valjetin.

Qosja në fillim të letrës së tij ka shkruar se dëshiron të varroset pa ceremoni fetare dhe pa prani zyrtare.

Letra e plotë:

Një letër për fundin.

Po e ndaj me ju si dëshmi e fjalës së tij, duke respektuar amanetin që më është besuar.

Valjeti

____________________________________________________

NIPIT TIM VALJETIT

I CILI U KUJDES PËR JETËN TIME DHE PREJ TË CILIT

KËRKOJ TË KUJDESET EDHE PËR VARROSJEN TIME

Meqenëse kam jetuar duke besuar në mendimin shkencor, në ngritjen shpirtërore e në përparimin shoqëror, që e bën të mundshëm ai, dua të jem i varrosur pa ritual fetar.

Meqenëse kam jetuar dhe kam menduar, në pjesën më të madhe të kohës, duke shprehur pikëpamje kritike ndaj sundimtarëve e pushteteve të tyre, dua të jem i varrosur pa kurrfarë pranie zyrtare.

Varrimin tim dua ta bëjnë vetëm familjarët e mi.

Meqenëse jam kujdesur të jetoj thjesht, ashtu thjesht dua të jem edhe i varrosur: pa fjalime, pa medie, pa lule, afër varrit të gruas sime Shpresës.

Vdes i qetë.

Meqenëse jetën, krijimtarinë mendore dhe veprimtarinë politike ia kam kushtuar lirisë, bashkimit dhe mirëqenies demokratike të popullit shqiptar mund të them se as Shqipërisë shtetërore e as Kosovës, të sotmes e ardhmërisë së tyre, nuk u kam mbetur borxh. Në qoftë se Kosova më ka mbetur borxh mua – këtë do të mund ta thonë historianët e ardhshëm të letërsisë, të kulturës e të mendimit politik shqiptar.

Nuk mendoj se vdes pa asnjë mëkat.

Meqenëse jam rritur, kam jetuar e kam punuar në kushte politike e shoqërore, që edhe pas çlirimit të Kosovës e të krijimit të shtetit të saj, ishin shumë të vrazhda, nuk mund të them se mospajtimet e mia të shprehura ishin gjithnjë të liruara prej disa gjykimeve e vlerësimeve më të ashpra se ç’do të duhej. Megjithatë, varrosjen e pres i bindur se kam jetuar, krijuar e vepruar duke bërë mirë, duke predikuar të mirën e duke përhapur njerëzillëkun.

Këto mendime i shkrova duke qenë i vetëdijshëm dhe mendjeqartë.

Gjyshi yt, Valjet

Rexhep Qosja

(nënshkrimi)

Prishtinë, 30.4.2016

JU REKOMANDOJMË

Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa

Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa
23/04/2026 - 19:15

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, në emisionin DPT te Fidani ka folur edhe për kthimin e ish-presidentes Vjosa Osmani, në këtë parti. Mustafa në Klan...

Më shumëDetails

A duhet të “lëshoj pe” Kurti për postin e Presidentit, ja çka thotë Kadri Kryeziu!

Dy fjalë, në pritje të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese
23/04/2026 - 19:08

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka kritikuar mënyrën e komunikimit politik ndërmjet partive në Kosovë, në kohën kur vendi po përballet me krizë për zgjedhjen e presidentit....

Më shumëDetails

Tragjedi: 19-vjeçari humb jetën pasi goditet nga pllaka betoni në vendin e punës

U zunë nga dërrasat derisa ishin në vendin e punës, humb jetën një punëtor dhe lëndohet një tjetër
23/04/2026 - 18:48

Një aksident tragjik ka ndodhur të enjten në mëngjes në Zvicër, së një ndërtese në Stäfa ku një punëtor 19-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve të prishjes së...

Më shumëDetails

Mustafa: Kurti po dëshiron t’i zë tri pozitat kyçe të shtetit

Besian Mustafa ironizon me Kurtin: Kush e shkelë Kushtetutën është super kriminel
23/04/2026 - 18:39

Çështja e zgjedhjes së Presidentit, ishte temë diskutimi edhe sot në edicionin më të ri të DPT te Fidani me deputetin e LDK-së Besian Mustafa. Ai kritikoi qasjen...

Më shumëDetails

Ministri Krasniqi: Oferta e Kurtit për LDK’në gjeneroze, zgjedhjet e reja s’ndryshojnë rezultat

Pushteti nuk tregon se ku janë institucionet tjera paralele të Serbisë në Kosovë që kanë mbetur pa u mbyllur
23/04/2026 - 18:22

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili është edhe partner i koalicionit me LVV-në, ka thënë se oferta e Kurtit për LDK-në është gjeneroze. “Dy propozimet e...

Më shumëDetails

Kurti për Rexhep Qosjen: Populli shqiptar s’e ka një akademik tjetër që kontribuoi kaq shumë për gjuhën dhe kombin tonë

Kurti për Rexhep Qosjen: Populli shqiptar s’e ka një akademik tjetër që kontribuoi kaq shumë për gjuhën dhe kombin tonë
23/04/2026 - 17:56

Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar lidhur me vdekjen e akademikut Rexhep Qosja, duke thënë se vepra e tij, do të jetojë shumë më gjatë. Kurti ka thënë edhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe pse gjeti një ‘mal’ shkelje, Inspektorati nuk i ndërpreu punimet te Xani Excluzive i Osman Xani, por te Xani Invest i vëllaut të tij (Dokument)

    Edhe pse gjeti një ‘mal’ shkelje, Inspektorati nuk i ndërpreu punimet te Xani Excluzive i Osman Xani, por te Xani Invest i vëllaut të tij (Dokument)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • A do të marrë pjesë AAK në seancë për presidentin? Tahiri jep përgjigjen befasuese

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Vjedhja e rëndë në këtë qytet të Kosovës: Motra “fik” vëllain, ia merr 180 mijë dollarë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Elijona ia qet “flakën” Instagramit nga pushimet në Egjipt (Foto)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Nis procedura për ndryshimin e buxhetit, ja në cilin muaj pritet të zbatohet pakoja për sektorin privat

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë