Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga 95% e votave të numëruara.
VV prin me 43.43%, PDK renditet e dyta me 21.36%, LDK e treta me 17.86% dhe AAK e pesta me 7.13%, shkruan Reporteri.net.
Këto janë të dhënat nga vendvotimet e rregullta, ku nuk përfshihen vendvotimet me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe votimi jashtë Kosovës.

Rezultatet mund t’i gjeni në këtë link: https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/results
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në zgjedhjet e mbajtura sot kanë marrë pjesë 712 mijë e 148 votues. Përkthyer në përqindje, kjo i bie 36.33%.
Të drejtë vote kanë pasur 1 milion e 959 mijë e 962 votues./Reporteri.net














