Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit preliminare, ku deri më 07.06.2026 në ora 23:29 janë procesuar 99.16% e vendvotimeve (2,477 nga 2,498).
Sipas këtyre rezultateve, pjesëmarrja e qytetarëve në votime në nivel vendi ka arritur në 36.77%, që nënkupton se kanë votuar gjithsej 720,584 qytetarë nga 1,959,962 sa kanë qenë me të drejtë vote.
Në bazë të votave të numëruara deri më tani, Lëvizja VETËVENDOSJE prin në këto zgjedhje me 42.92% të votave (296,934 vota).
Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.04% (145,529 vota), e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.62% (121,888 vota).
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 7.18% (49,666 vota).














