Analisti Adri Nurellari ka treguar pse lideri i VV-së, Albin Kurti, nuk bëri kompromis me opozitën për zgjedhje e presidentit.
Ai ka bërë me dije se Kurtit i leverdisë që të jetë kryeministër pa Kuvend dhe me u.d. të presidentes nga VV-ja.
Në profilin e tij në Facebook, Nurellari ka shkruar se në këtë mënyrë do t`i kap institucionet shtetërore.
“Kurti e di se edhe pas zgjedhjeve të reja nuk do i ketë votat për ta zgjedhur i vetëm presidentin, por e di edhe se pa të nuk do zgjidhet dot. Por deri atëherë, ai nuk ka pasur asnjë ngut për kompromis, sepse sidoqoftë mbetet kryeministër dhe mban levat kryesore të pushtetit ekzekutiv. Pikërisht për këtë arsye i leverdis kjo krizë zvarritëse e zgjedhjeve të reja i leverdis. Me një president ad interim si Haxhiu, ai zgjeron kontrollin politik nëpërmjet emërimeve në institucione, diplomaci, borde dhe poste kyçe.”, ka shkruar ai, duke shtuar se kur të vije koha e kompromisit Kurti i ka të kapura institucionet me militantë.
“Edhe nëse pas zgjedhjeve të 7 shkurtit vjen kompromisi për presidentin, aparati institucional do të jetë mbushur paraprakisht me besnikë që mbeten aty me mandate të përcaktuara për vite (përveç rasteve kur kapen në shkelje ligjore).”, ka shkruara ai.












