Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

NYT 1999: Si provoi Serbia t’ia veshte UÇK-së vr’asjen e Aganit dhe si u demantua nga bashkësia ndërkombëtare

07/05/2026 - 10:34
në Kryesore, Lajme
A A
NYT 1999: Si provoi Serbia t’ia veshte UÇK-së vr’asjen e Aganit dhe si u demantua nga bashkësia ndërkombëtare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 6 maj 1999, forcat serbe vranë profesorin e njohur dhe nënkryetarin e LDK-së, Fehmi Agani.

Mediumi prestigjioz New York Times publikoi një artikull të gjatë për vrasjen e Fehmi Aganit, ku u prononcua edhe Hashim Thaçi, kryediplomati britanik Robin Cook, dhe u publikua reagimi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, që mbështeste deklaratat e Thaçit për këtë ngjarje.

Artikulli shpjegonte se Serbia kishte synuar t’i vinte fajin UÇK-së për vrasjen e Aganit, por kjo u mohua kategorikisht nga familja e profesor Fehmi Aganit, nga Hashim Thaçi dhe nga diplomatët ndërkombëtarë, përcjell Demokracia.com.

New York Times filloi artikullin duke treguar se si u vra Fehmi Agani:

“Një lider i moderuar shqiptar, trupi i të cilit u gjet dje në Kosovë, ishte marrë nga një tren nga policia serbe një ditë më parë, tha sot një anëtar i familjes. Udhëheqësi, Fehmi Agani, ishte pjesë e ekipit që nënshkroi marrëveshjen e paqes të Rambujesë për provincën.”

Menjëherë pas vrasjes, mediumi serb Tanjug kishte synuar fajësimin e UÇK-së për këtë ngjarje të rëndë kriminale.

“Agjencia shtetërore jugosllave e lajmeve Tanjug raportoi më herët se zoti Agani ishte gjetur i vdekur pranë fshatit Lipjan. Ai ta se supozohej se ai ishte mbajtur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, rebelët shqiptarë të Kosovës që kanë luftuar për pavarësi“, shkruante NYT në 1999.

Por, menjëherë lajmin dhe shpifjen serbe e kishin demantuar Hashim Thaçi dhe familjarët e profesor Fehmi Aganit.

New York Times shkruante se “lideri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, tha se zoti Agani ishte vrarë nga Serbia në përpjekje për të shkatërruar unitetin e shqiptarëve të Kosovës. Anëtari i familjes që tregoi për ndalimin e zotit Agani ishte në Shkup, kryeqyteti maqedonas, dhe kërkoi të mos identifikohej. I afërmi tha se pas një tentative të dështuar për t’u larguar nga Kosova për në Maqedoni me gruan dhe djalin e tij, zoti Agani ishte nxjerrë nga një tren nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, i mbushur me refugjatë. Autoritetet serbe e kthyen trenin në pikën kufitare Bllacë të enjten pasi Maqedonia mbylli përkohësisht kufirin, tha familjari“.

Raportimi i New York Times vazhdote me rrëfimin e familjarit të Fehmi Aganit, duke treguar se “Oficerët e policisë serbe ndaluan trenin në Lipjan gjatë kthimit për në Prishtinë dhe e ndaluan z. Agani, por lanë gruan dhe djalin e tij të vazhdonin. Të premten, gruaja e zotit Agani ka shkuar në selinë e Policisë së Prishtinës për të kërkuar lajme për bashkëshortin e saj, por është detyruar të largohet pa shpjegime“.

Vdekja e zotit Agani, të cilin e kishte njohur si bashkëkryetar i bisedimeve të Rambujesë, ishte dëshmi e terrorit në Kosovë. Familja e zotit Agani ”beson se ai është vrarë nga policia serbe‘. Nëse po, është shembulli i fundit i brutalitetit dhe masakrës, kjo është arsyeja pse ne po bëjmë një fushatë ushtarake dhe pse do të vazhdojmë derisa t’i japim fund vrasjes“, kishte thënë kryediplomati britanik Robin Cook për NYT.

Thaçi, i cili udhëhoqi delegacionin e grupit gueril në bisedime, i kishte thënë NYT përmes telefonit nga Kosova se vrasja e zotit Agani kishte për qëllim të krijonte një ndarje në radhët politike shqiptare etnike

“Ne jemi të sigurt se ai u vra nga serbët në përpjekje për të shkatërruar procesin politik“, kishte thënë Thaçi për NYT në 1999.

Mediumi prestigjioz New York Times kishte treguar për frikën e madhe të shqiptarëve të Kosovës.

“Shqiptarët e Kosovës kanë thënë se kanë frikë se liderët e moderuar si z. Rugova dhe z. Agani mund të vriten dhe për vdekjen e tyre të fajësohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës“.

Ministria e Jashtme gjermane i kishte mbështetur deklaratat e Thaçit se vrasjen e Fehmi Aganit e kishte kryer policia serbe.

“Ministria e Jashtme gjermane mbështeti pretendimet e zotit Thaçi sot, raportoi të shtunën Agence France-Presse, duke thënë se gjithashtu kuptohej se zoti Agani ishte arrestuar nga policia serbe teksa ishte në një tren afër Prishtinës, të enjten, dhe se ai vdiq. gjatë qëndrimit në paraburgim. Ajo ka kërkuar një hetim të pavarur për vdekjen“, raportonte New York Times në 1999, ka transmetuar “Demokracia”.

Artikulli vazhdon dhe i rikthehet përsëri kryediplomatit britanik, i cili kishte theksuar se “Z. Cook tha se djali i zotit Agani u tha zyrtarëve britanikë se babai i tij ishte arrestuar dy ditë më parë nga policia serbe dhe se trupi së fundi ishte kthyer në shtëpinë e familjes“.

Agani ishte anëtar themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Artikulli i plotë i New York Times: https://www.nytimes.com/1999/05/09/world/crisis-balkans-killing-family-says-slain-albanian-leader-had-been-seized-serbs.html

JU REKOMANDOJMË

Ish deputetja e Guxo-s, Jeta Statovci, i bashkohet rrugëtimit politik të Vjosa Osmanit

Ish deputetja e Guxo-s, Jeta Statovci, i bashkohet rrugëtimit politik të Vjosa Osmanit
07/05/2026 - 11:25

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Guxo, Jeta Statovci, i është bashkuar rrugëtimit politik të Vjosa Osmanit. Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi...

Më shumëDetails

Frenimi i Rusisë i pamundur pa raketat Tomahawk në Gjermani

Frenimi i Rusisë i pamundur pa raketat Tomahawk në Gjermani
07/05/2026 - 11:03

Tërheqja e trupave amerikane nga Gjermania është një çështje e vogël. Një çështje shumë më e madhe është se Trump, ka anuluar vendosjen e planifikuar të raketave Tomahawk....

Më shumëDetails

Spitali i Mitrovicës kryen me sukses një operacion kompleks, pacientit i hiqet një tumor masiv nga trupi

Spitali i Mitrovicës kryen me sukses një operacion kompleks, pacientit i hiqet një tumor masiv nga trupi
07/05/2026 - 11:01

Një intervenim kompleks kirurgjik është realizuar me sukses në Spitalin e Mitrovicës. Spitali njofton se operacioni është kryer tek një pacient nga qyteti i Mitrovicës, i cili vuante...

Më shumëDetails

Aksion i madh i Policisë dhe IPK-së për dallavere me prona – bastisen shtëpi, banesa e objekte të zyrtarëve të dyshuar

Aksion i madh i Policisë dhe IPK-së për dallavere me prona – bastisen shtëpi, banesa e objekte të zyrtarëve të dyshuar
07/05/2026 - 11:00

Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) është duke u zhvilluar sot në disa lokacione të vendit, nën dyshimet për keqpërdorime...

Më shumëDetails

Wall Street Journal: SHBA i paraqet Iranit një kornizë të re për programin bërthamor, parashikohen negociata 30-ditore

Wall Street Journal: SHBA i paraqet Iranit një kornizë të re për programin bërthamor, parashikohen negociata 30-ditore
07/05/2026 - 10:51

Shtetet e Bashkuara i kanë dorëzuar Iranit një kornizë të re negociuese për programin bërthamor, raportoi Wall Street Journal, në një zhvillim që mund të hapë rrugën për...

Më shumëDetails

Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!

Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!
07/05/2026 - 10:38

Sot një muaj në Kosovë do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Ditëve në vijim partitë pritet të prezantojnë aderimet e reja. Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se dy-ish...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Haxhiu pas dështimit të 26-të: Nuk po kërkojmë që opozita të votojë për komisionin e fshehtë, por të marrin pjesë në votim

    “Kallxoj burrit mos me ofendu nanën e tij”, vërshojnë komentet te Haxhiu në postimin për Luan Haradinajn

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • PDK mban mbledhjen e Kryesisë, Memli Krasniqi emërohet në këtë pozitë

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Deklaratë e fortë e Florin Krasniqit: Kurti do t’ua dërgojë Njësinë Speciale komandantëve të UÇK-së

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • A po i bashkohet Fatmir Limaj PDK-së, ja çka thotë Përparim Gruda

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Policia e Prokuroria Speciale me operacion në Prishtinë, Lipjan e Vushtrri- Arrestohen 7 persona për ryshfet

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë