Në Hagë, Gjykata Speciale ka konstatuar se nuk ka pasur krime lufte pas 20 qershorit 1999.
Si rrjedhojë, akuza për krime kundër njerëzimit ka rënë për katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Në Prishtinë, qytetarët që po e përcjellin seancën kanë reaguar me brohoritje dhe duartrokitje pas këtij zhvillimi në sallën e gjyqit.
Reagimet janë dëgjuar në sheshin e kryeqytetit, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur për të ndjekur nga afër shpalljen e aktgjykimit në Hagë.
Më poshtë gjeni reagimin e tyre:












