Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Operacioni “Heshtja”/ Fotografitë e hyrjeve dhe daljeve të Jeton Stanovcit nga banesa e Astrit Haraqisë, ku dyshohet se përgatitej dhe ndahej kokaina në doza të vogla

16/11/2026 - 14:05
në Kryesore, Lajme
A A
Operacioni “Heshtja”/ Fotografitë e hyrjeve dhe daljeve të Jeton Stanovcit nga banesa e Astrit Haraqisë, ku dyshohet se përgatitej dhe ndahej kokaina në doza të vogla
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Operacion antidrogë “Heshtja” në rajonin e Prishtinës diën e djeshme, që rezultoi në arrestimin e ish-ministrit Astrit Haraqia, Jeton Stanovcin, Gëzim Fekën, Arianit Beqirin, Alban Malokun, Albert Krasniqin, si dhe Albana Xhemajlin, motrën e ish-kandidates së PDK-së për deputete, Arbana Xhemajlit.

Në dosjen e Prokurorisë, të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi, përgjatë procedurave hetimore janë fotografuar edhe hyrjet e daljet e Jeton Stanovcit, me nofkën ‘Daja’, duke dalë nga objekti banesor në rrugën ‘Korabi’ ku dyshohet se banonte ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija. Sipas dyshimeve të Prokurorisë, në atë objekt banesor bëhej ndarja e substancës narkotike kokainë në sasi më të vogla me qëllim të shitjes së tyre.

Në përshkrimin e provave të siguruara përmes zbatimit të masave të veçanta hetimore, Prokuroria thotë se Jeton Stanovci është vëzhguar duke dalë nga objekti banesor në rrugën “Korabi”, në të njëjtën hyrje ku banon edhe Haraqija.

Prokuroria pretendon se në këtë objekt Jeton Stanovci, Mërgim Stanovci dhe Astrit Haraqija zhvillonin takime të rregullta, gjatë të cilave përgatitej kokaina e sjellë nga Mërgimi dhe ndahej në sasi më të vogla. Pas këtij procesi, substanca narkotike i dorëzohej Gëzim Fekës, i cili më pas merrej me shitjen dhe shpërndarjen e saj.

Prokuroria më tej pretendojnë se Jeton Stanovci kishte rol qendror në këtë organizim dhe koordinonte furnizimin me narkotikë, ndarjen e sasive dhe shpërndarjen e tyre përmes personave të tjerë.

Në provat e prokurorisë përfshihen edhe fotografi të Gëzim Fekës, i cili brenda dy javëve të majit të këtij viti shkon në garazhën e banesës ku jetonte i pandehuri Jeton Stanovci dhe bën dorëzimin e parave të shitjeve javore.

 

Prokuroria më tej sqaron se në njërin nga rastet e pandehura Albana Xhemajli del ta pranojë shumën prej 40 mijë eurove.

Dosja përmban edhe komunikime telefonike mes Gëzim Fekës dhe Jeton Stanovcit, ku diskutohet për sasitë e shitura, furnizimet dhe barazimin e parave. Në një komunikim të 3 qershorit 2026, në orën 03:39, Prokuroria thotë se Gëzim Feka ishte takuar me personin e identifikuar si “Ministri”, nga i cili ishte furnizuar me narkotikë në një qese.

Ky komunikim, sipas pretendimeve të Prokurorisë, lidhet me Astrit Haraqinë, i cili në përgjimet e grupit identifikohej me pseudonimin “Ministri”.

Haraqija u arrestua më 14 nëntor, pas kontrolleve policore në kuadër të operacionit “Heshtja”. Një ditë më vonë, Prokuroria nxori aktvendim për zgjerimin e hetimeve ndaj tij dhe Alban Malokut.

Në banesën e Haraqisë, gjatë kontrollit policor, u gjetën dhe u sekuestruan edhe një pistoletë e tipit CZ-100 me gjashtë fishekë, si dhe 8 mijë e 250 euro para të gatshme.

JU REKOMANDOJMË

Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës

Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës
16/11/2026 - 13:45

Qeveria e Kosovës ka marrë një sërë vendimesh në mbledhjen e sotme, ku ndër më të rëndësishmet është ndalimi i tregtimit të energjisë elektrike me ndërmarrjet që kanë...

Më shumëDetails

26-vjeçarja në grupin e të arrestuarve për drogë, është motra e ish-kandidates për deputete

26-vjeçarja në grupin e të arrestuarve për drogë, është motra e ish-kandidates për deputete
16/11/2026 - 13:29

Kjo grua që po hyn në objektin e Gjykatës në Prishtinë, është një nga gjashtë personat e arrestuar të shtunën për trafikim të drogës. E ndaluara bashkë me...

Më shumëDetails

Çfarë ndodhi me 26-vjeçaren që humbi jetën pas dyshimeve për gëlltitjen e drogës? Detaje nga Spitali i Prizrenit

Çfarë ndodhi me 26-vjeçaren që humbi jetën pas dyshimeve për gëlltitjen e drogës? Detaje nga Spitali i Prizrenit
16/11/2026 - 13:06

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka dhënë detaje lidhur me rastin tragjik të 26-vjeçares, e cila dyshohet se kishte gëlltitur një qese që përmbante substancë narkotike dhe që...

Më shumëDetails

“Kemi blerë rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetur pa rrymë. Dështim”, Kraku i VV-së kritikon situatën me energjinë elektrike

Kraki optimist: Pres të kemi më shumë se 50 deputetë në Kuvend
16/11/2026 - 13:01

Nezir Kraku nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me situatën me furnizimin me energji elektrike në Kosovë. Kraku ka kritikuar faktin që, pavarësisht...

Më shumëDetails

Prokuroria kërkon paraburgimin e Astrit Haraqijës, publikohet dosja

Ekskluzive: Dyshimet për lëndë narkotike, arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija
16/11/2026 - 12:39

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-ministrit të Kulturës, Astrit Haraqija dhe pesë të arrestuarve...

Më shumëDetails

Detaje tragjike për vdekjen e 26 vjeçarës në Prizren/ U dërgua dy herë në emergjencë, dyshohej se kishte gëlltitur narkotikë

Detaje tragjike për vdekjen e 26 vjeçarës në Prizren/ U dërgua dy herë në emergjencë, dyshohej se kishte gëlltitur narkotikë
16/11/2026 - 12:12

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Prizren, ku një grua e re ka humbur jetën pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë intervistimit nga hetuesit e njësisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • 26-vjeçarja në grupin e të arrestuarve për drogë, është motra e ish-kandidates për deputete

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • NATO anulon samitin në Shqipëri, Rutte: Takimet do të mbahen vetëm kur …

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Nga politika te prangat: Kush është Astrit Haraqija, ish-ministri i arrestuar në aksionin antidrogë?

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dje ia uroi ditëlindjen Bashkim Osmanit të “Felix”-ave, sot Astrit Haraqija përfundoi në pranga për rastin e drogës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë