Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Organizatori i protestës: Regjimi i Kurtit nuk e ka gjatë, do t’i mbushim sheshet

01/11/2026 - 14:17
në Lajme
A A
Organizatori i protestës: Regjimi i Kurtit nuk e ka gjatë, do t’i mbushim sheshet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Disa qytetarë janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij.

Organizatori Durim Aliu ka thënë se numri i vogël i protestuesve nuk i dëshpëron e as nuk i zmbraps nga vendimi për të dalë e për të protestuar.

“Ne e dimë që shumica nuk guxojnë të dalin këtu për arsye se e rrezikojnë vendin e tyre të punës. Ne e dimë që ky regjim i Albin Kurtit nuk e ka shumë larg me ecë prej këtu. Nuk do të ndalemi me protesta, do ta mbushim sheshim me qytetarë”, ka thënë ai.

Protestuesi Princ Zogaj, në fjalën e tij, ka kërkuar llogaridhënie nga Qeveria, duke thënë se qytetarët po e humbin durimin dhe të rinjtë shpresën për të ardhmen në Kosovë. Ai ka kritikuar gjendjen në arsim, duke përmendur rezultatet e PISA-s, kushtet e studentëve dhe mungesën e perspektivës për punësim.

“Veç dua t’i bëj dy pyetje kësaj qeverie këtë të dështuar: Deri kur do të na mashtroni me premtimet? Deri kur do të na kërkoni durim, kur qytetarët po e humbin durimin, kur rinia po e humb shpresën dhe Kosova po i humb të rinjtë?

Sot nuk kemi ardhur këtu për t’ju dëgjuar, por kemi ardhur që t’ju kërkojmë llogari! Le të flasim pak për arsimin. Rezultatet e PISA tregojnë që arsimi në Kosovë është pranë fundit. Po ashtu, studentët po përballen me kushte të vështira, bursa të pamjaftueshme, mungesë të praktikës profesionale dhe kushte për punësim.

Na flisni për ardhmen e Kosovës, por çfarë të ardhme po na afroni? Diplomë pa perspektivë dhe vite studimi pa garanci për punë. Dhe pastaj po çuditeni pse po ikin të rinjtë! Kur nga viti 2020 deri në vitin 2026 Kosovën e kanë lëshuar mbi 200,000 të rinj e të reja.A e kuptoni çfarë do të thotë kjo? Një vend që i humb gjeneratat e veta nuk mund të mburret me fjalime për zhvillim.
Po ashtu, le të flasim pak për mbrojtjen, ku rasti tragjik i motrës tonë Arlinda na ka treguar që zinxhiri mbrojtës i Kosovës është i dështuar, dhe kjo nuk mund të përfundojë vetëm me fjalime institucionale.

Gratë tona nuk kanë nevojë për ngushëllime, kanë nevojë për mbrojtje, për së gjalli!
Po ashtu, le të flasim pak për UÇK-në. Nuk mund të lejojmë që çështja e ish-krerëve tanë të trajtohet në heshtje dhe pa angazhim institucional; ku nëse dënimet konfirmohen edhe në apel, pasojat mund të rëndojnë mbi historinë e luftës tonë të pastër çlirimtare, mbi mënyrën se si vlerësohet rruga e Kosovës dhe barazimi me shtetet e tjera të botës”, tha ai.

Ndërkaq, protestuesi Adrian Mustafa ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit, duke e cilësuar atë si më të dobëtën që nga përfundimi i luftës. Ai ka përmendur gjendjen ekonomike, çmimet e larta, pagat dhe mungesën e projekteve energjetike.

“Po e shohim çdo ditë se si jeta në Kosovë po shkon drejt degradimit, dështimit dhe humbjes së shpresës. Që prej qershorit të vitit 1999 e deri më sot, Kosova nuk e ka përjetuar ndonjëherë qeverinë më të keqe, më të dobët, më të dështuar në çdo sferë të qytetarit të Kosovës. Pra, Kosova nuk është mirë. Rinia po ikën, papunësia është në nivelin më të ulët, kurse pagat nuk po japin asnjë efekt pozitiv përballë çmimeve kaq të larta. Ky regjim i Albin Kurtit e ka mbytur jetën e qytetarit, duke e lënë Kosovën vendin më të varfër në rajon, me paga të ulëta, çmime të larta dhe pa asnjë perspektivë. Ky mashtrues qeveritar, si në opozitë ashtu edhe në pushtet, vetëm fatkeqësi ka sjellë Republikës së Kosovës. Ky regjim na ka lënë në terr. Çdo dimër i harxhojmë miliarda euro te karmistët tonë që na kanë masakruar dhe na kanë pre. Ky regjim i Albin Kurtit e ka lënë Kosovën pa projekt energjetik, që jemi konë gati si Kosovë me prodhuar dhe me shit vetë rrymë përmes dy projekteve energjetike: gazi amerikan dhe projekti Kosova Global, i përkrahur nga aleatët tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatë të tjerë”, tha ai.

Në protestë mori pjesë edhe analisti Adem Qorrolli i cili tha se premtimet për një Kosovë me standard të lartë jetese nuk janë përmbushur, ndërsa ka ngritur shqetësime edhe për gjendjen e të moshuarve, mungesën e medikamenteve për pacientët me kancer dhe, siç ka pretenduar, trajtimin e pabarabartë të kategorive të caktuara.

“Nuk është më buka me mua 0.25 cent, nuk është më mishi me mua 8 euro, nuk është më paga me 2.000 euro, nuk është më Kosova Zvicër, por në Zvicër na kanë shkuar mbi 200.000 familjarë tonë, dhe sot prej nesh na kanë mbetur të vetëm, thuaj pa mbikëqyrje dhe pa dorën e shtetit. Dhe i përshëndes edhe bashkëkathtarët që duhet të vijnë dhe të bashkangjiten me ne për pagesën e energjisë elektrike për një familje 200 euro, për koston e jetesës të një familje 3 anëtarë sepse nuk i kemi 5, dy na jetojnë jashtë, tash kemi mbetur me mesatare 3 anëtarë.
Të na vdesë një i moshuar në banesë dhe ta gjejnë pas katër dite sepse nuk ka mbikëqyrje të shtetit, të na vdesë nëna nga kanceri sepse nuk ka medikamente, të paguhen pagesat e serbëve pa punuar në qeveri, kurse shtesat e ushtarëve të FSK-së, mos të paguhen as ndërrimin e natës, t’i shohim ushtarët duke punuar taksi dhe duke punuar kamarier, t’i shohim policë që punojnë në klubet e natës. Është kjo interes? Dhe shihjau uniformën, nuk janë këta të dy paviona policia, ose dy regjimentet, por janë disa të shlyera që shtatë vite nuk kanë marrë uniformë. Këpucat e tyre nuk janë të njëjta, sepse disa janë blerë në shitoret 5 euro dhe në pazare dhe nuk janë të shtetit, dhe disa nuk mund t’ia dalin fundmujit. Dhe në Kosovë ndodh të punësohen 500 ushtarë dhe përsëri numri i njëjtë i ushtarëve të jetë, sepse 200 na dalin pension dhe 300 e lëjnë ushtrinë, nuk dezertojnë, ata shkojnë për ta mbrojtur identitetin e tyre dhe ta mbrojnë familjen e tyre, ta ushqejnë familjen e tyre”, ka deklaruar Qorrolli.

Protesta është shoqëruar me thirrjet “Poshtë regjimi i Albin Kurtit” dhe “Dorëheqje”.

JU REKOMANDOJMË

Albulena Haxhiu kujton Zahir Pajazitin në ditëlindjen e tij: Pushka e parë e lirisë

Albulena Haxhiu kujton Zahir Pajazitin në ditëlindjen e tij: Pushka e parë e lirisë
01/11/2026 - 15:14

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar heroin e Kosovës, Zahir Pajazitin, në ditëlindjen e tij, duke vlerësuar kontributin e tij në organizimin dhe fillimin e...

Më shumëDetails

“Për ju është rutinë, për mua është jetë”, Vjosa Osmani reagon për letrën tjetër të Arlindës, drejtuar gjykatësit!

“Për ju është rutinë, për mua është jetë”, Vjosa Osmani reagon për letrën tjetër të Arlindës, drejtuar gjykatësit!
01/11/2026 - 15:02

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka shkruar për një tjetër letër të Arlinda Zekajt drejtuar Gjykatës për caktimin e urdhrit mbrojtës, që u publikua sot, një javë pasi ajo u...

Më shumëDetails

Tragjedia në Gjilan, detaje të reja nga vdekja e 27-vjeçarit dhe foshnjës – nëna e vogëlushes nuk jetonte me ta

Arrestohet një mjek i QKMF’së në këtë komunë, konstatoi vde’kjen e një gruaje, por nuk e lajmëroi rastin në polici
01/11/2026 - 14:40

Detaje të reja janë mësuar lidhur me rastin e rëndë që tronditi mëngjesin e së dielës fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar dhe një foshnjë u gjetën...

Më shumëDetails

Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV-së

Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV-së
01/11/2026 - 14:28

Kryeministri Edi Rama ia ka besuar këshillimin për çështjet e media një zonjë e cila në profilin e saj në Linkedin e përshkruan veten si “stratege” për çështjet...

Më shumëDetails

Ky është 46-vjeçari nga Kosova që humbi jetën në aksidentin tragjik në Shqipëri

Ky është 46-vjeçari nga Kosova që humbi jetën në aksidentin tragjik në Shqipëri
01/11/2026 - 14:10

Është identifikuar 46-vjeçari nga Gjonaj i Hasit që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur në fshatin Domaj të Hasit, në Shqipëri. Bëhet fjalë për Albert Çoçajn...

Më shumëDetails

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021

Pas betimit të Haxhiut si deputete vendi është pa shef të shtetit, Kuvendi duhet të zgjedh Presidentin para Qeverisë
01/11/2026 - 13:52

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se eksporti i Kosovës është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021, duke theksuar se kjo rritje është katër...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • 110 tonë ushqim për kafshë me përbërës me efekte kancerogjene AUV i kthen për Serbi kompanisë së Shkumbin e Alberin Haxhijahës

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Dyshohet se po përgatisnin sulm terr’orist, një kosovar në mesin e grupit që po e hetojnë autoritetet gjermane

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë 21 banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë