Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani i jep tender 17 mijë euro mbështetësit të saj për riparimin e veturës historike të ish-presidentit Rugova

22/05/2024 - 12:07
në Kryesore, Lajme
A A
Presidentja Osmani uron komunitetin turk: Ka kontribuuar në procesin e shtetndërtimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka dhënë tender prej afro 17 mijë euro mbështetësit të saj. Ky tender u dha për rregullimin e veturës historike të ish-presidentit, Ibrahim Rugova. Në garë për këtë tender ishin edhe dy kompani tjera, ndërsa kishte edhe oferta më të lira se ajo që iu dha mjeshtrit mbështetës të Vjosa Osmanit, Ymer Mariqi.

Automjeti historik “Choverlet” i ish- presidentit Ibrahim Rugova do të riparohet. Më 8 dhjetor të vitit 2023, Presidenca kishte iniciuar tender për riparim dhe përgatitje teknike të automjetit historik “Choverlet” për aktivitete cermoniale.

Por, që në këtë tender fillimisht nuk kishte interesim nga kompanitë.

Pasi presidenca rriti vlerën nga 10 mijë euro sa ishte në fillim, në 20 mijë euro, shpalli tenderin për herë të dytë, ku në garë hynë tre kompani.

Me tender prej 16 mijë e 756 euro nga Presidenca me 8 maj 2024 u shpërblye mjeshtri Ymer Mariqi B.I.

I njëjti del të jetë mbështetës i Vjosa Osmani.

Kështu të paktën lë të nënkuptohet një postimin i tij në “Facebook” ku ka shpërndarë një fotografi të presidentes.

Presidenca ia besoj punën Mariqit edhe pse ai nuk ishte më i liri ofertues.

Një operator tjetër kishte dhënë ofertën prej 15 mijë euro.

Nga veturë për muze në përdorim të Presidencës

Para katër vitesh si kryetare e Kuvendit, Vjosa Osmani kishte kërkuar që vetura historike që u sulmua Rugova të bëhet muze. Ndërsa sot ajo dëshiron që kjo veturë të përdoret për aktivitete ceremoniale.

Osmani mes tjerash në cilësinë kryeparlamentares në atë kohë kishte thënë se kjo veturë është pjesë rëndësishme e historisë dhe se duhet marrë në mbrojte.

”Si kryetare e Kuvendit të Kosovës, do t’u propozoj institucioneve përgjegjëse që këtë veturë, e cila është pjesë e rëndësishme e historisë së Kosovës, ta marrin nën mbrojtje. Atë veturë nuk guxon ta mbulojë pluhuri i harresës. Ajo është dëshmi se duhet ta ruajmë kujtesën kolektive e jo të bëhemi pjesë e amnezisë kolektive. Është dëshmi se Presidenti nuk thyente parimet as kur përballej me bombat. Prandaj, ajo veturë duhet të jetë në muze, qoftë në Muzeun Kombëtar, qoftë në atë të Pavarësisë“, kishte deklaruar ajo në vitin 2020.

Por, si presidente në dhjetor të vitit të kaluar kishte urdhëruar Zyrën e Prokurimit që të nisë procedurat për riparimin e veturës kryesore të ish-presidentit Rugova. Kjo ngase po i nevojitet asaj për ceremoni të ndryshme.

JU REKOMANDOJMË

Kajtazi: Kurti nuk shkon në Marshin e Lirisë për katërshen e UÇK-së

Kajtazi: Kurti nuk shkon në Marshin e Lirisë për katërshen e UÇK-së
28/08/2026 - 14:03

Opinionisti Shkumbin Kajtazi ka komentuar pjesëmarrjen e mundshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në “Marshin e Lirisë”, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në...

Më shumëDetails

Mustafa i PDK-së: Albin Kurti e ka marrë peng Kosovën

Mustafa i PDK-së: Albin Kurti e ka marrë peng Kosovën
28/08/2026 - 13:35

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po mban peng institucionet e Kosovës, duke mos konstituuar Kuvendin. Mustafa në...

Më shumëDetails

Tragjedi për familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën nga zjarri

Tragjedi për familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën nga zjarri
28/08/2026 - 13:27

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare që jeton në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu...

Më shumëDetails

Rasti i gazit lotsjellës: Gjykata e shpall të pafajshëm Glauk Konjufcën

Rasti i gazit lotsjellës: Gjykata e shpall të pafajshëm Glauk Konjufcën
28/08/2026 - 13:19

Glauk Konjufca është shpallur sërish i pafajshëm. Gjykata Themelore ka marrë sot vendim lirues ndaj tij lidhur me aktakuzën për hedhjen e gazit lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë...

Më shumëDetails

“Po dojmë me u faru si popull” -Berisha fajëson institucionet për tragjeditë e fundit

“Po dojmë me u faru si popull” -Berisha fajëson institucionet për tragjeditë e fundit
28/08/2026 - 12:59

Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, ka reaguar lidhur me rastet e fundit të dhunës dhe vrasjeve në vend, duke e lidhur situatën me mungesën e institucioneve funksionale. Berisha...

Më shumëDetails

“Mos thoni se kemi ditë”, Fitore Pacolli kërcënon kompaninë punuese në Podujevë

“Mos thoni se kemi ditë”, Fitore Pacolli kërcënon kompaninë punuese në Podujevë
28/08/2026 - 12:50

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka vizituar sot punimet në Projektin e Banimit të Përballueshëm dhe Social në Podujevë. Gjatë vizitës, Pacolli...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Parashkruhet njëra vepër, ndryshohet aktakuza ndaj Sveçlës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Afera 8 milionëshe: Mbyllja e dyshimtë e rastit nga Kryeprokurori dhe lidhja me biznesmenin Ragip Mustafa

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë