Kandidatja për presidente nga LDK, Vjosa Osmani, ka folur para se të votojë në shkollën “Shkëndija” në Hajvali.
Në një prononcim për Klan Kosova, Osmani ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin zgjedhor.
“Jemi në heshtje zgjedhore, por normalisht jam shumë e lumtur me mënyrën se si qytetarët e Kosovës e marrin si detyrim kombëtar mundësinë për të kontribuar në çdo proces zgjedhor, sepse kjo është shumë me rëndësi, sepse pa ta s’ka demokraci, dhe jam tepër mirënjohëse për gjithçka që bëjnë për këtë vend dhe nuk e ndalin kurrë kontributin”, ka deklaruar Osmani.












