Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani: Zbatimi paralel i marrëveshjeve me Serbinë, kusht për dialog të besueshëm

14/05/2024 - 11:16
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani: Zbatimi paralel i marrëveshjeve me Serbinë, kusht për dialog të besueshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Samitin e Kopenhagës për Demokraci ka theksuar se duhet të respektohen të gjitha pikat e marrëveshjes së dokorduar në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi të udhëhequr nga BE-ja.

Për krijimin e Asociacionit, Osmani ka bërë të qartë se krijimi i saj është i kushtëzuar nga zbatimi i pikëve të marrëveshjes nga Serbia.

Osmani ka thënë se Serbia duhet të zbatojë të gjitha pikat e marrëveshjes në mënyrë paralele me Kosovën.

Ajo ka shprehur shqetësimin për ndikimin negativ që mund të ketë moszbatimi i marrëveshjes nga Serbia, duke theksuar se çdo marrëveshje ka dy palë dhe të dyja palët duhet të zbatojnë obligimet e tyre.

“Po, është [Asociacioni] sepse duam të zbatojmë çdo gjë që kemi arritur si marrëveshje si pjesë e dialogut të udhëhequr nga BE-ja por si në çdo kontratë në secilën marrëdhënie kontraktuale ka dy palë, dhe nëse njëra palë nuk e zbatohen asnjë prej pikave të saj por që e minon marrëveshjen dhe në rastin e Serbisë publikisht e deklaron që nuk do ta zbatojë që nuk e pranon atëherë çështja është a ka marrëveshje. I kemi bërë pyetje BE-së që t’u kërkojë dyja palëve që të bëjnë çdo gjë paralelisht, pra nuk po ikim nga obligimet që lindin nga ajo marrëveshje sa i përket Kosovës por edhe Serbia duhet të veprojë njëkohësisht”, ka deklaruar ajo.

Osmani ka potencuar se përderisa Serbia e kundërshton këtë marrëveshje, Kosova nuk duhet të kushtëzohet për anëtarësim në KiE.

Po ashtu, ajo ka bërë thirrje për veprime paralele nga të dyja palët në përputhje me marrëveshjen, duke kërkuar që Serbia të pranojë të drejtat e komuniteteve pakicë dhe të ushtrojë njohjen de-facto.

“Obligimi kryesor nga ajo marrëveshje për Kosovën ka të bëj me te drejtat e komuniteteve pakicë, posaçërisht krijimi i Asociacionit por kjo është e kushtëzuar me Serbinë që të ushtroj njohjen de-facto paralelisht njëkohësisht sepse siç e ka thënë Macron dhe gjithë liderët evropian, përderisa Serbia e bën të kundërtën, që thotë se nuk do të kemi kurrë njohje as de-facto as de-juro nuk do t’i lejojmë Kosovës të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare, pra cilat janë masatë sigurisë që do t’i kemi sidomos që ato të sigurisë që të mos i lejojmë këtij Asociacioni të ikë nga kontrolli”, ka thënë Osmani.

Përveç kësaj, Presidentja e Kosovës ka shprehur shqetësimin për mungesën e baraspeshës në implementimin e marrëveshjeve, duke theksuar se ka nevojë për një zbatim të plotë të tyre nga të dyja palët në mënyrë që dialogu të mbetet i besueshëm.

“Asociacioni që është prezantuar sot nuk i ngjan Republikës Sërpska, pro duhet të sigurohemi që as të mos jetë i përafërt  që të mos krijojmë kokë çarje tjera sa i përket sigurisë. E vetmja mënyrë është që tërësia e marrëveshjes të zbatohet jo vetëm t’i kërkohet Kosovës të implementojë çdo gjë dhe ti japë Serbisë dritë të gjelbër të bëj çdo gjë që dëshiron”, ka thënë Osmani.

“Tani kemi kaluar dy fazat me sukses për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe tani po na thuhet që po duhet të implementoni Asociacionin, mirë, por a do ta bëj Serbia pjesën e saj paralelisht, që do të thotë vota për Kosovën në Këshill të Evropës, askush nuk ia kërkon këtë, pra kemi një mungesë totale të baraspeshës, dhe që e minon kredibiltetin e dialogut”, është shprehur tutje Osmani.

JU REKOMANDOJMË

Vuçiq në hapjen e një fabrike kineze në Serbi: Robotët kinezë së shpejti në ushtrinë serbe

Vuçiq në hapjen e një fabrike kineze në Serbi: Robotët kinezë së shpejti në ushtrinë serbe
29/08/2026 - 22:59

Serbia do të prezantojë përdorimin e parë të robotëve kinezë në ushtrinë e vendit brenda dy javëve, tha presidenti Aleksandar Vuçiq të shtunën në Shabac, ku u hap...

Më shumëDetails

Parashikimi i moti për nesër, IHMK: Temperatura të larta edhe në dhjetëditëshin e parë të shtatorit

Parashikimi i moti për nesër, IHMK: Temperatura të larta edhe në dhjetëditëshin e parë të shtatorit
29/08/2026 - 22:54

Mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë pritet të mbajë të dielën në Kosovë. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 12–16°C, ndërsa ato maksimale 29–33°C. Era do të...

Më shumëDetails

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
29/08/2026 - 22:41

Bekim Sejdiu është emri që Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë pajtuar në parim që ta kenë...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun

LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun
29/08/2026 - 21:58

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar sërish një takim sonte me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku në ambientet e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Online Veriu.info. Pas...

Më shumëDetails

Ankohet punëtori i ndërmarrjes “Trepça”: U sulmova nga inxhineri, dhe më pas u penalizova me 30% të pagës për 6 muaj dhe ndërrim të vendit të punës

Ankohet punëtori i ndërmarrjes “Trepça”: U sulmova nga inxhineri, dhe më pas u penalizova me 30% të pagës për 6 muaj dhe ndërrim të vendit të punës
29/08/2026 - 21:53

Punonjësi i ndërmarrje “Trepça”, Meriman Ismajli, përmes një shkrimi në Facebook ka shprehur pakënaqësitë e tij pas një vendimi të ndërmarrjes për penalizimin e tij me 30% të...

Më shumëDetails

Kamberi: Serbia s`mund të integrohet në BE duke glorifikuar kriminelët e luftës

Shqiptarët e Luginës në fokus, Kamberi paraqet rezolutë në parlamentin serb
29/08/2026 - 21:41

Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit që ish-komandanti serb Ratko Mladiq, i dënuar përfundimisht për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Zbulohet kontrata e bashkëjetesës- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe modelja Ziza Pajaziti firmosin marrëveshje pas ‘vizitës speciale’ në burg

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Dermo By Simoneta” gjobitet 5 mijë euro për Botox, fillerë e mezoterapi pa licencë, por vazhdon aktivitetin edhe pas vendimit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë