Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

OVL e UÇK’së: Kërkesat për burgim nga ZPS s’e fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme

10/09/2026 - 15:08
në Lajme
A A
OVL e UÇK’së: Kërkesat për burgim nga ZPS s’e fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në fjalën përfundimtare në çështjen kundër administrimit të drejtësisë, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kërkoi që Hashim Thaçi të dënohet me 6 vjet burgim, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliut nga 3 vjet burigm, kurse Hajredin Kuçit me 9 muaj burgim.

Ndaj kësaj kërkese të ZPS’së ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së, e cila tha se “kërkesat e ZPS-së nuk mund ta fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme”.

“Për ne, këto kërkesa nuk janë befasi. Ato vijnë nga e njëjta Prokurori e Specializuar, e cila gjatë gjithë këtij procesi ka ndërtuar një qasje të njëanshme ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe ka ngritur akuza mbi një material të kontestueshëm, përfshirë edhe materiale të ardhura nga Serbia”.

OVL e UÇK’së thotë se është “e vështirë të mos shtrohet pyetja nëse, përballë dështimeve të saj në proceset e zhvilluara në Hagë, ZPS-ja sot po përpiqet ta arsyetojë punën e vet përmes një qasjeje edhe më ndëshkuese në rastin e pengimit të drejtësisë”.

“Në vend se të reflektojë mbi dobësitë, kontradiktat dhe dështimet e provave të paraqitura në proceset e saj, Prokuroria vazhdon me kërkesa të rënda për burgim. Kjo nuk e forcon besimin në drejtësi. Përkundrazi, e thellon shqetësimin se kemi të bëjmë me një prokurori që ka ndërtuar një narrativë të paracaktuar ndaj UÇK-së dhe njerëzve që i shërbyen asaj”.

OVL UÇK tha se nuk pret lajme të mira nga “një Prokurori e tillë”, megjithatë, thotë se presin drejtësi nga gjykatësit.

“Vendimi duhet të mbështetet në ligj dhe në standardet më të larta të drejtësisë, e jo në narrativat e Prokurorisë. Lufta e UÇK-së nuk mund të kriminalizohet përmes proceseve të njëanshme dhe se drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi paragjykime politike”.

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Parku i Erës në Zatriq, investim 106 milionë euro

Kurti: Parku i Erës në Zatriq, investim 106 milionë euro
10/09/2026 - 14:55

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot është përuruar Parku i Erës në Zatriq, një investim prej 106 milionë eurosh. Kurti ka...

Më shumëDetails

Rama: Për një nënshkrim të Hekuran Muratit, “Pastrimi” humbi 74.1 milion € të qeverisë gjermane

Rama: Për një nënshkrim të Hekuran Muratit, “Pastrimi” humbi 74.1 milion € të qeverisë gjermane
10/09/2026 - 14:42

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka akuzuar ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, se ia ka humbur komunës së Prishtinës, përkatësisht kompanisë “Pastrimi”, 74.1 milionë euro financim...

Më shumëDetails

Avokati optimist për verdiktin në Hagë: ZPS nuk arriti t’i argumentojë akuzat ndaj katërshes së UÇK-së

Avokati optimist për verdiktin në Hagë: ZPS nuk arriti t’i argumentojë akuzat ndaj katërshes së UÇK-së
10/09/2026 - 14:35

Avokati Ardian Bajraktari ka shprehur optimizëm lidhur me verdiktin final ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i cili pritet të shpallet më 16 shtator në Hagë. Në “Kosova Today”, Bajraktari...

Më shumëDetails

Çfarë ndodh me Haxhiun pas 4 tetorit? Daka sqaron situatën

Çfarë ndodh me Haxhiun pas 4 tetorit? Daka sqaron situatën
10/09/2026 - 14:16

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka deklaruar se zgjedhja e Albulena Haxhiut sërish në krye të Kuvendit nuk nënkupton një mandat të ri gjashtëmujor si ushtruese e detyrës...

Më shumëDetails

Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, nga 3 për Fazliun, Kiljan e Smakajn e 9 muaj për Kuçin për pengim të drejtësisë

Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, nga 3 për Fazliun, Kiljan e Smakajn e 9 muaj për Kuçin për pengim të drejtësisë
10/09/2026 - 14:06

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në fjalën përfundimtare në gjykimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kërkoi...

Më shumëDetails

Sllupçani i Maqedonisë së Veriut i bashkohet thirrjes drejtësi për çlirimtarët, nesër ndizet “Zjarri i Lirisë

Sllupçani i Maqedonisë së Veriut i bashkohet thirrjes  drejtësi për çlirimtarët, nesër ndizet “Zjarri i Lirisë
10/09/2026 - 13:55

Sllupçani i Maqedonisë së Veriut nesër do t’i bashkohet thirrjes për drejtësi, përmes një tubimi që do të mbahet në orën 19:00, pranë Memorialit të Heronjve të Kombit....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?

    Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Edi befason me veprimin e fundit, zbulon se ku gjendet

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Pse po zvarritet konstituimi i Kuvendit? Ja çka parashikon Eugen Cakolli

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • KosovaMed viziton kompaninë e famshme botërore në Holandë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Arrestohet Adhurim Konjufca, i dyshuar për gjuajtjen me armë ndaj një autosalloni në Veternik

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë