Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pak para fushatës, kandidati i VV-së i arrestuar për kanabis, rrezikon 1 muaj paraburgim

25/08/2025 - 17:45
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Pak para fushatës, kandidati i VV-së i arrestuar për kanabis, rrezikon 1 muaj paraburgim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kanditati i Lëvizjes Vetëvendosje për asamblist në Novobërdë, Rinas Zeqiri, i cili ka vendosur t’i hyjë garës për kuvend komunal për zgjedhjet e 12 tetorit, është futur në telashe me ligjin pak para fushatës. Ai përfundoi në pranga të Policisë, pas zbulimit të një plantacioni me qindra bimë kanabisi të kultivuara nga grupi i dyshuar.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit ndaj tij, ndërsa tashmë është ushtruar edhe kërkesa për masën e sigurisë.

Kjo është konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit për Klankosova.tv, me ç’rast kanë bërë me dije se ndaj Zeqirit dhe dy të tjerëve është kërkuar paraburgimi për 1 muaj.

Kërkesa është dorëzuar tashmë në gjykatë dhe së shpejti pritet të mbahet seanca dëgjimore, ku gjyqtari i procedurës paraprake do të vendosë ndaj tyre.

Tre të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Referuar kërkesës tuaj të parashtruar më 25 gusht 2025, lidhur me aksionin antidrogë në fshatin Zhegoc të Gjilanit, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre persona me inicialet A.S., R.A. dhe R.Z., nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ nga neni 272 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 i të njëjtit Kod. Ndaj të dyshuarve, Prokurori i Shtetit ka dorëzuar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda.”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Klankosova.tv.

Nga Policia e Kosovës, njoftuan dje se kanë arritur ta lokalizojnë plantacionin me rreth 500 bimë të llojit kanabis sativa në një fshat të rajonit të Gjilanit.

“Këto bimë ishin të mbjella në katër sera dhe ishin në një fazë të mirë zhvillimi. Lidhur me rastin është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë dhe dëshimi tjera, janë arrestuar tre persona të dyshuar.”.

JU REKOMANDOJMË

Zelensky thotë se është i gatshëm të takohet me Putinin në Turqi

Presidenti Zelenskyy paralajmëron rrezikun e Luftës Globale në Forumin e Paqes në Paris
01/11/2026 - 22:24

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është i gatshëm të takohet me Vladimir Putinin në Turqi dhe theksoi nevojën për bisedime në nivel liderësh për t’i dhënë...

Më shumëDetails

IHMK paralajmëron shi e borë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -1 gradë

IHMK paralajmëron shi e borë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -1 gradë
01/11/2026 - 22:02

Java e parë e muajit nëntor do të shoqërohet me vranësira, reshje shiu dhe mot të ftohtë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se të martën, në...

Më shumëDetails

Gërvalla reagon pas tragjedisë në Demiraj, kërkon hetim të plotë të rastit

Gërvalla reagon pas tragjedisë në Demiraj, kërkon hetim të plotë të rastit
01/11/2026 - 21:43

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku sot humbën jetën dy persona. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka...

Më shumëDetails

Abazoviq për fitoren e Studentëve në Serbi: Luftë e një niveli tjetër për demokraci, duhet të studiohet në shkenca politike

Abazoviq për fitoren e Studentëve në Serbi: Luftë e një niveli tjetër për demokraci, duhet të studiohet në shkenca politike
01/11/2026 - 21:20

Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, ka vlerësuar lart lëvizjen studentore në Serbi, duke thënë se mënyra se si është organizuar lufta e...

Më shumëDetails

“Fisi është për dasmë”, Hykmete Bajrami: Qeveria po i rehaton familjarët dhe të afërmit në ambasada

“Fisi është për dasmë”, Hykmete Bajrami: Qeveria po i rehaton familjarët dhe të afërmit në ambasada
01/11/2026 - 21:06

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas emërimeve të fundit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, duke akuzuar Qeverinë për sistemimin e familjarëve dhe personave të afërt në...

Më shumëDetails

Zotimi i ministrit: Sigurimet shëndetësore në fund të mandatit

Zotimi i ministrit: Sigurimet shëndetësore në fund të mandatit
01/11/2026 - 20:57

Edhe pse Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u miratua në prill, gjashtë muaj më vonë ai ende nuk ka hyrë në funksion.Ministri i Shëndetësisë, Arben...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • 110 tonë ushqim për kafshë me përbërës me efekte kancerogjene AUV i kthen për Serbi kompanisë së Shkumbin e Alberin Haxhijahës

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV-së

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • IHMK paralajmëron shi e borë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -1 gradë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Këta janë 21 banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë