Një qytetari i ka rënë të fikët sot mes turmës së mbledhur në Prishtinë, në mbështetje të çlirimtarëve.
Në momentin kur qytetari ka pasur nevojë për ndihmë, pranë tij ka qenë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili i ka dhënë ndihmën e parë.
Haxhiu, i njohur me nofkën “Kamishi”, kishte asistuar edhe gjatë “Marshit për Liri”, të mbajtur ditë më parë në Prishtinë, ku kishte qenë pranë qytetarëve dhe kishte ofruar ndihmë në rastet kur ishte e nevojshme.










